Ndeshja e barazhit për Superligën e Kosovës, mes Vushtrrisë dhe Malishevës është ndërprerë kur kanë mbetur edhe 15 minuta për tu zhvilluar.

Malisheva ishte në epërsi ndaj Vushtrrisë me rezultat 2-0, kur fitoi penallti.


Ky vendim nuk iu pëlqeu tifozëve vushtrrias që ishin pas portës, ku me anë të litarëve që ishte lidhur rrjeta e portës, arritën ta shkulnin të tërën.

284537397 692947295294742 8732294305225361739 n e1653752912837

Pastaj nga nervozizmi ata shkulën edhe dhjetëra karrige të stadiumit  ‘Zahir Pajaziti”.

Policia është duke i shoqëruar për t’i larguar nga stadiumi tifozët ‘Forca’, nndërsa edhe rrjeta po rregullohet për të vazhduar takimi.

281852040 5514141155263225 7269731174387964312 n

Malisheva do të gjuajë penallti, pasi u akordua me VAR dhe një gol nga pika e bardhë pothuajse do tua siguronte mbijetesën. /Telegrafi/

telegrafi sport app