LAJMI I FUNDIT:

Ndërpritet koncerti i Xenit në Gjakovë për shkak të mosrespektimit të distancës

Ndërpritet koncerti i Xenit në Gjakovë për shkak të mosrespektimit të distancës
Shkëlzen Jetishi (Foto: RTV Dukagjini)

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Shkëlzen Jetishi – Xeni, ka mbajtur ditën e sotme (e diel) një koncert disa minutësh në komunën e Gjakovës.

Megjithatë, koncerti i paraparë të realizohej në disa lagje të ndryshme të Gjakovës nuk shkoi siç ishte planifikuar.

Ai u ndërpre për arsye se nuk ishin respektuar masat e duhura të distancës ndërmjet njerëzve që po e shikonin interpretimin ‘live’ të këngëtarit.


Shkëlzen Jetishi (Foto: RTV Dukagjini)

“Zonja dhe zotërinj me vjen keq por me urdhër të drejtorit të përgjithshëm, duhet ta ndërpresim menjëherë. Kjo është si pasojë po më duket e mosrespektimit të largësisë dhe distancës”, ka thënë Jetishi.

Të gjitha lajmet nga Shkelzen Jetishi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Shkelzen Jetishi

Përveç Xenit, në këtë koncert performoi edhe djali i tij, këngëtari Korab Jetishi, Zenel Doli dhe orkestra Buxhovi.

Të njëjtit interpretuan disa nga këngët më të njohura qytetare, ndërsa u duartrokitën nga banorët e qytetit të Gjakovës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina
Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Magazina
G Bani i ashpër me Jozin: Besëprerë, po bën skema me vajzat në shtëpi

G Bani i ashpër me Jozin: Besëprerë, po bën skema me vajzat në shtëpi

Magazina
Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Magazina
Tetë dështimet më të mëdha në historinë e Oscar-it

Tetë dështimet më të mëdha në historinë e Oscar-it

Magazina
Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Magazina
Kalo në kategori