LAJMI I FUNDIT:

Ndërprerje të furnizimit me ujë në disa fshatra të Pejës

Ndërprerje të furnizimit me ujë në disa fshatra të Pejës
Foto: Ilustrim

Një avari që ka ndodhur në gypin qendror të furnizimit me ujë, i cili shtrihet në rrugën Tranzit tek (Ura e KFOR-it) në Pejë, ka lënë pa furnizim me ujë fshatrat Loxhë, Krstovc, Gorazhdevc, Babiq si dhe Bashkësinë Territoriale ‘Dardania 3’.

Prishja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit.


Sipas njoftimit për media të KRU ‘Hidrodrini’ në bazë të të dhënave nga terreni, pritet që furnizimi me ujë në këto fshatra dhe lokalitete të rikthehet rreth orës 17:00. /Telegrafi/