Ndërprerje e planifikuar e furnizimit me ujë në disa zona të Pejës më 12 nëntor

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” Sh.A. – Pejë ka njoftuar se të mërkurën, më 12 nëntor 2025, do të ketë ndërprerje të planifikuar të furnizimit me ujë në disa zona të qytetit, për shkak të punimeve të mirëmbajtjes në rrjetin e ujësjellësit.
Sipas njoftimit, ndërprerja do të zgjasë nga ora 11:00 deri në ora 15:00 dhe do të përfshijë pjesë të lagjeve “Puhovci”, “Qendra”, “Kapesnica” dhe “Dardania”, konkretisht rrugët Nënë Tereza, Lekë Dukagjini, Mbretëresha Teutë, Qashi e Gjatë, Toni Bler, Mbreti Zog, Hasan Prishtina, Bakir dhe Adem Gjuka, UÇK, Sali Qeku, Ardian Krasniqi, si dhe rrugët përreth tyre.
Nga kompania është bërë e ditur se këto punime janë të domosdoshme për përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë së furnizimit me ujë, ndërsa qytetarët janë ftuar për mirëkuptim gjatë periudhës së ndërprerjes.
“KRU ‘Hidrodrini’ falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë kohës së punimeve”, thuhet në njoftimin e kompanisë. /Telegrafi/

















































