Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha sot se kanë përgatitur një kërkesë për vlerësim dhe do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që me vlerësu kushtetutshmërinë e ‘vendimeve të marra’ në Kuvend.

Haradinaj tha se sot do të kenë konsulta me PDK dhe LDK-në, në mënyrë që 10 deputetë t’i drejtohen Kushtetueses.


“Të gjitha vendimet, si për mënyrën e votimit, ndërprerjen e seancave, situata e mosnxjerrjes në votim të kandidates, për të gjitha këto do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për vlerësim të kushtetutshmërisë...”, tha ai. /Telegrafi/