LAJMI I FUNDIT:

Nderohen me mirënjohje personat që dhanë kontribut në themelimin dhe zhvillimin e UP-së

Nderohen me mirënjohje personat që dhanë kontribut në themelimin dhe zhvillimin e UP-së

Në 50 vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, sot janë nderuar me mirënjohje 50 persona, dekanë, profesorë, studentët që kanë kontribuar ndër vite për UP-në.

Rektori i UP-së, Marjan Demaj, tha se me mirënjohje do të nderohen të gjithë ata që në kohë të ndryshme kontribuuan për UP-në.

“UP po feston 50 vjetorin e themelimit të tij, për të gëzuar këtë ditë e këtë liri dikush dikur vuajti shumë, dikush është sot këtu e të tjerët fatkeqësisht nuk janë më në mesin tonë. Por, ne të gjitha së bashku i dimë se kush janë ata, ata dhe ju jeni heronjtë e vërtetë të këtij vendi, ata dhe ju jeni heronjtë e dijes, dritës dhe lirisë sonë. Sakrifica dhe vetëflijimi janë vlerat e popullit tonë, të cilat i përjetuam, i ri-përjetuam disa herë gjatë historisë. Ky virtyt u trashëgua me shekuj në kombin tonë dhe doli në pah edhe atëherë kur studentët e profesorët e UP-së me aktivitetet që ndërmorën lanë anash privilegjet e jetës studentore dhe asaj akademike, duke përqafuar frymën e interesit të përgjithshëm, çmim të cilin e paguan shumë me rrahje, burgosje e edhe vrasje”, tha Dema.


Rektori Dema tha se kushdo që e do vendin e do edhe Universitetin e Prishtinës, sepse sipas tij UP-ja e bëri këtë shtet, raporton KP.

“Kushdo që e do vendin e do edhe UP-në, sepse UP-ja e bëri këtë shtet. Ai i dha dritë këtij vendi në periudhat më të errëta, ai ngriti zërin atëherë kur menduam që nuk kemi zë. Ky tempull është jo vetëm tempull i dijes, por është tempull i shpresës së këtij vendi, është tempulli i paqes dhe i pavarësisë. Ky tempull gjatë ekzistencës së vet gjysmëshekullor bëri shumë në përhapjen e rrezeve të dijes, edukimit, shkencës, punës artistike në të gjitha hapësirat etnike shqiptare të ish-Jugosllavisë, por ka plot edhe të tjerë të cilët këto rreze i shpërndajnë kudo nëpër botë, në Evropë, Azi, Amerikë, Australi. Por, UP-ja si institucion madhështor i arsimit, i shkencës dhe i kulturës në vend, nuk do të ishte i tillë pa kontributin e pashembullt të personave që ndërtuan historinë e këtij institucioni”, tha Dema.

Ai tha se UP nuk do të mbijetonte pa guximin dhe këmbënguljen e profesorëve që në atë kohë ligjëruan nëpër shtëpi-shkolla, për të cilat tha se për një kohë zëvendësuan sallat e fakulteteve. E një gjë e tillë rektori Dema tha se nuk do të ishte e mundur pa dëshirën e kryefamiljarëve që më lëshimin e shtëpive për mësim rrezikuan ekzistencën e tyre, por që tha se qëllimi ishte arsimimi i të rinjve të vendit.

Me mirënjohje me motivacionin për arritje shkencore është nderuar edhe profesoresha Drita Statovci, e cila tha se ky vlerësim do të thotë njohje e punës që ka bërë për vite me radhë në UP.

“Në rend të parë do të thotë njohje e punës dhe në rend të dytë do të thotë gëzim se po krijojmë traditë. Do të thotë ka kush të vlerëson, ka për kënd vlerëson dhe kujt i jep mirënjohje dhe kjo është e arritur ma merr mendja për gjithë Universitetin dhe jo personalisht për mua”, tha ajo.

Ky aktivitet është organizuar në kuadër të “Javës së Universitetit”, për të shënuar 50 vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina”.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori