Gjatë kësaj jave, NP "Higjiena komunale-Shkup" hapi pikë për mbledhjen e ndihmave humanitare për të prekurit nga tërmeti që goditi Shqipërinë.

"Të punësuarit e ndërmarrjes mblodhën 208 paketa me ndihmë humanitare me ushqim, veshje, mjete higjienike çarçafë dhe me Kryqin e Kuq të RMV-së u dërguan te vendet e prekura nga tërmeti", thuhet në njoftimin e kësaj ndërmarrje, njofton Telegrafi Maqedoni.


"Falënderoj të punësuarit e NP 'Higjiena komunale-Shkup' që shfaqën humanitetin e tyer për shkak se secili prej ne mund të jetë viktimë e një fatkeqësie të tillë. Do të insistoj që aksionet humanitare të bëhen tradicionale, me qëllim që t'i ndihmojmë të gjithë qytetarët që kanë nevojë për ndihmë", tha drejtori i kësaj ndërmarrje, Abdusamed Shabani./Telegrafi/

78573105 3587852757891847 49961658042286080 n

78834381 472003003420167 5201262892183191552 n