LAJMI I FUNDIT:

Ndërhyrjet në hundë nuk janë më në trend pasi më shumë pacientë po zgjedhin alternativa jo-kirurgjikale, thonë mjekët

Ndërhyrjet në hundë nuk janë më në trend pasi më shumë pacientë po zgjedhin alternativa jo-kirurgjikale, thonë mjekët

Të futesh nën thikë për një ndërhyrje të hundës po bëhet më pak e popullarizuar pasi njerëzit i drejtohen alternativave jo-kirurgjikale, thonë kirurgët.

Numri i operacioneve të hundës që kryhen çdo vit ka rënë – nga 4,878 në vitin 2013 në 1,330 në vitin 2021.


Një nga avantazhet e një trajtimi jo-kirurgjikal është se injektimi i një mbushësi të përkohshëm mund të ndryshojë formën e hundës deri në dy vjet, pohojnë ekspertët.

Alternativa ‘e kthyeshme’ i ndalon klientët që më vonë të pendohen për operacionin plastik – si në rastin e modeles Bella Hadid, e cila mendoi se vendimi për të shkuar nën thikë në moshën 14-vjeçare ishte një gabim.

Bella Hadid thotë se ndihej si 'motra e shëmtuar' në krahasim me Gigin dhe është pishman që bëri një ndërhyrje në hundë në moshën 14-vjeçare
Lexo po ashtu Bella Hadid thotë se ndihej si 'motra e shëmtuar' në krahasim me Gigin dhe është pishman që bëri një ndërhyrje në hundë në moshën 14-vjeçare

Ifeoma Ejikeme, themeluese e klinikës mjekësore Adonia, tha për The Sunday Times: “Pesë vjet më parë, askush nuk po mendonte për një procedurë jo-kirurgjikale të hundës. Tani është një nga trajtimet me rritje më të shpejtë”.

Procesi i rikuperimit është gjithashtu më i shpejtë pasi klinikat thonë se një person mund të kthehet në punë në të njëjtën ditë në krahasim me marrjen e dy javëve pushim nga ndërhyrja kirurgjikale.

“Nuk isha më unë” - Jennifer Grey pranon pendesën për ndërhyrjen e hundës që prishi karrierën e saj në Hollywood dhe tregon se si miqtë nuk e njohën në publik
Lexo po ashtu “Nuk isha më unë” - Jennifer Grey pranon pendesën për ndërhyrjen e hundës që prishi karrierën e saj në Hollywood dhe tregon se si miqtë nuk e njohën në publik

Por kirurgët paralajmërojnë se ndërsa mbushësit mund të ndihmojnë në drejtimin e hundës me gunga, nuk janë në gjendje të zvogëlojnë madhësinë e saj. /Telegrafi/