LAJMI I FUNDIT:

Ndau rrugët me menaxherin e tij, flet Bardhi: Ka qenë në mënyrë paqësore, e kemi ndarë kafshatën e bukës bashkë për katër vjet

Ndau rrugët me menaxherin e tij, flet Bardhi: Ka qenë në mënyrë paqësore, e kemi ndarë kafshatën e bukës bashkë për katër vjet
Bardhi

Rap-artisti i njohur, Bardhi, ditën e djeshmme (e mërkurë) njoftoi se është larguar nga kompania ‘SBS Entertainment’ dhe nga menaxheri i tij, Jetmir Agaj.

Ai ka bërë një postim të gjatë, duke falënderuar të gjithë ekipin, meqë ishte pjesë e grupit prej katër vitesh.

Reperi nga Kumanova falënderon secilin për punën dhe përkushtimin që kanë pasur ndaj tij, teksa thotë se ndarja ka qenë paqësore.


Foto: Screenshot/Instagram

Gjithashtu, artisti bëri me dije se do të rikthehet së shpejti me projekte të reja dhe koncerte.

Të gjitha lajmet nga Bardhi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bardhi

Postimi i plotë i Bardhit (pa ndërhyrje):

“Katër vite punë në SBS Entertainment, katër vite sakrificë, lodhje pafund, pasion për punën dhe suksesin pafund.

Pas një marrëveshje miqësore nga të dyja palët, unë do vazhdoj rrugëtimin tim si një artist i lirë.

Deshta t’a dedikoj një postim falënderimi për çdo orë e minut që është punuar dhe kohët e mira që kemi kaluar këto katër vite, e kafshatën e bukës që e kemi ndarë së bashku këto katër vite.

Faleminderit Jetmirit, menaxherit për përkushtimin dhe punën e palodhshme, për të gjitha këngët dhe koncertet dhe për të gjitha momentet e mira.

Faleminderit Qelikut për ato 70 këngë që i kemi krijuar në atë studio me shumë mund po edhe shumë të qeshura e momente të mira, e që nuk ka prituar kurrë me ndryshu një këngë 100 herë.

Faleminderit Emeritonit, Mirit, DJ Deck-ut, Valmirit e Zenunit që gjithmonë kanë qenë me ne pas kamerave, pas punës e suksesit.

Unë si Bardh e vlerësoj çdo moment dhe çdo përkushtim ndaj meje. Si çdo fillim është edhe një fund, por gjithsesi i lumtur për të dyja palët, fundi ishte marrëveshje miqësore dhe vazhdojmë punët individuale për në vazhdimësi.

Të gjithë djemve i uroj suksese në jetë.

Faleminderit publikut, shumë shpejt do të kthehem me projekte të reja dhe koncerte.

Përjetësisht i juaji, Bardhi”. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Pas skandalit në BBVA, reagon edhe motra e Gjestit: Ju jemi mirënjohës për dashurinë dhe mbështetjen

Pas skandalit në BBVA, reagon edhe motra e Gjestit: Ju jemi mirënjohës për dashurinë dhe mbështetjen

Magazina
S’ka lindur ai që ma hap derën mua

S’ka lindur ai që ma hap derën mua", fjalët ofenduese të Jozit pasi goditi Gjestin me shuplakë

Magazina
Dalin pamjet e arrestimit të Jozit - me sy të nxirë, kokë ulur dhe i shoqëruar nga policia largohet nga Big Brother

Dalin pamjet e arrestimit të Jozit - me sy të nxirë, kokë ulur dhe i shoqëruar nga policia largohet nga Big Brother

Magazina
Sa vite burgim mund të marrë Jozi nëse dënohet për veprën penale ndaj Gjestit në transmetim 'live'

Sa vite burgim mund të marrë Jozi nëse dënohet për veprën penale ndaj Gjestit në transmetim 'live'

Magazina
Pas dhunës ndaj Gjestit, Vserlo i del në përkrahje Jozin dhe e shpall “mbret”: Reagimet e tij 'ndezin' rrjetin

Pas dhunës ndaj Gjestit, Vserlo i del në përkrahje Jozin dhe e shpall “mbret”: Reagimet e tij 'ndezin' rrjetin

Magazina
Reagon G-Bani pas incidentit në BBVA: O yll, o dritë sa do të durosh më shumë, gabim kam bërë që të kam shtyrë

Reagon G-Bani pas incidentit në BBVA: O yll, o dritë sa do të durosh më shumë, gabim kam bërë që të kam shtyrë

Magazina
Kalo në kategori