Javën e kaluar, u konfirmua se artistja Dua Lipa kishte ndarë rrugët me menaxherin e vjetër Ben Mawson dhe kompaninë e menaxhimit, Tap Management.

Karriera e artistes fituese të çmimeve ‘Grammy’ është ngritur në qiell viteve të fundit, veçanërisht pas publikimit të albumit të saj “Future Nostalgia”.


Gjatë fundjavës, dolën raporte se ndarja e yllit me Tap kishte rrënjë në një mosmarrëveshje rreth të ardhurave.

Screenshot 8 21 Foto: Screenshot/ Music Business World Wide

Duke cituar burime të industrisë muzikore, Daily Mail raportoi se largimi i Lipës ishte lidhur me ‘të ardhurat që ajo merr nga muzika’.

Për më tepër, Daily Mail raportoi se babai i Duas, Dukagjin Lipa, tani do të marrë përsipër detyrat e menaxhimit të yllit botëror.

Mirëpo, ka mundësi që lidhja e Dua Lipës me Tapin të mos jetë shkëputur plotësisht.

Për shkrimin e këngëve të saj, ylli është nënshkruar me divizionin e botimeve të Tap, i cili administrohet nga Universal Music Publishing.

dua lipa ben mawson grammys 2019 billboard 1548 1 Dua Lipa dhe Ben Mawson (Foto: Getty Images)

Ndarja e 26-vjeçares me Tap pason një numër vitesh gjithnjë e më të suksesshme për artisten.

Dua fillimisht nënshkroi me firmën me bazë në Londër në vitin 2013, kur thuhet se ishte duke punuar në një bar.

The Sun raportoi në dhjetor 2021 se ajo gjeneroi të ardhura vjetore prej 22.7 milionë funtesh.

121159534 565f818f 2c63 42d9 b8bd ad4dfd8feee8 Dua Lipa dhe Ben Mawson (Foto: Getty Images)

Dua Lipa aktualisht është në turneun e saj “Future Nostalgia” në Amerikën e Veriut.

Një burim i Daily Mail citohet të ketë thënë: “Tap e ka çuar atë nga një adoleshente të panjohur në artisten më të suksesshme femër në botë”. /Telegrafi/