LAJMI I FUNDIT:

Ndarja nga jeta e ish-deputetit Bogdani, reagon Berisha: Humbje e madhe për PD dhe shoqërinë shqiptare

Ndarja nga jeta e ish-deputetit Bogdani, reagon Berisha: Humbje e madhe për PD dhe shoqërinë shqiptare

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish deputetit të PD-së Gerti Bogdani.

Ndërkohë që ishte në një konferencë për mediat, ai ka marrë edhe lajmin për ndarjen nga jeta të Bogdanit.

“Ky lajm i zi në këtë moment më erdhi këtu në tavolinë. Ky është një lajm shokues. Gerti Bogdani ka qenë dhe do të mbetet në memorien time, njëri nga personalitetet e reja të PD-së më të njohura, më të shquara. Ka qenë një politikan demokrat, me civilitet, me formim me përgatitje, me ndershmëri, me urtësi, në shkallën më të lartë”, tha Berisha.


Ndërron jetë papritur në moshën 44-vjeçare ish-deputeti i PD-së, Gerti Bogdani
Lexo po ashtu Ndërron jetë papritur në moshën 44-vjeçare ish-deputeti i PD-së, Gerti Bogdani

“Kjo është një humbje e madhe për PD-në, por është një humbje e vërtetë për shoqërinë shqiptare. Gerti Bogdani ishte nga ata të rinj, pasardhës i një familje të shkëlqyer, të rreshtuar që në fillime me PD. I shkolluar me rezultatet më të larta në shkollat më të mira të SHBA”, shtoi kryedemokrati. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori