Ndalohet i riu që bënte xhiro me Ferrari, ishte pa sigurim dhe autorizim nga prindërit (Foto)

11:"© SWNS.com
Derisa prindërit e tij ishin në pushim jashtë vendit, i riu deshi të bënte xhiro në periferi të Londrës, me Ferrarin që kushton afro 150 mijë euro.
Mirëpo, ai është ndaluar pasi vetura nuk kishte sigurim, derisa ai nuk ishte i autorizuar për përdorimin e saj, transmeton Telegrafi.
Veturën luksoze e kanë dërguan në shtëpi, derisa ai pritet të del së shpejti para drejtësisë.
Sikur të bënte ndonjë aksident, me makinën që arrin prej zero deri në 100 kilometra në orë për 3.6-sekonda, nuk do të kompensohej asgjë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
27/07/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate














































