Ndalohet një 42-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, refuzoi t’i nënshtrohej kontrollit policor shqiptar në Bllatë

Privohen nga liria dy shtetas turq në Gjevgjeli, dyshohen për kontrabanim të emigrantëve U ikë policëve me pranga në duar
Në Pikën e Kalimit Kufitar Bllatë, një shtetas 42-vjeçar nga Maqedonia e Veriut u arrestua pasi refuzoi t’i nënshtrohej kontrollit policor shqiptar në vijën e dytë të pikës kufitare dhe më pas tentoi të largohej me shpejtësi, duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë që ishin bë vendngjarje.
Bëhet fjalë për personin me iniciale G.K, banues në Maqedoninë e Veriut, i cili pas veprimeve hetimore u arrestua për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, ndërsa automjeti me të cilin po lëvizte u sekuestrua.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme ligjore.
Nga
Telegrafi
5 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals















































