LAJMI I FUNDIT:

Ndalohen edhe dy persona të dyshuar lidhur me rastin “Karaçeva”

Ndalohen edhe dy persona të dyshuar lidhur me rastin “Karaçeva”

Prokuroria Themelore në Gjilan, Inspektorati Policor i Kosovës dhe Policia e Kosovës, njoftojnë se si vazhdimësi e hetimeve intensive, janë ndaluar edhe dy persona të dyshuar, lidhur me rastin “Karaçeva”, ku që nga fillimi i këtij aksioni të përbashkët numri i personave të ndaluar ka shkuar në 63.

I dyshuari B.A., dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se në fshatin Karaçevë, komuna e Kamenicës, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, ka blerë gjedhe, për të cilat ka pasur dijeni se janë të kontrabanduara.

Ndërsa, i dyshuari SH.I., dyshohet të ketë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, pasi në fshatin Karaçevë, komuna e Kamenicës, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, ka organizuar lojëra të fatit, të cilat janë të ndaluara me ligj.


Të dyshuarit B.A., dhe SH.I., me urdhër të prokurores së rastit gjenden nën masën e ndalimit prej 48 orësh. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori