Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se janë ndaluar dy persona të dyshuar në rastin e rënies së çatisë së Komunës së Prishtinës.
Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se si pasojë e kësaj ngjarjeje mbeti e lënduar rëndë një qytetare e Kosovës dhe gjendja e saj shëndetësore mbetet ende kritike.
“Si dhe në këtë ngjarje u shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale, me ç’ rast në vazhdën e veprimeve hetimore, sot me vendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në këtë rast, njëri nga ta është zyrtar i Komunës së Prishtinës me inicialet Y.J., përderisa personi tjetër i ndaluar me aktvendim të prokurorit është person përgjegjës i Kompanisë punuese për vend punishten e kompanisë në fjalë me inicialet B.B”, thuhet në njoftim.
Sipas, Prokurorit të Shtetit është angazhuar eksperti gjyqësor nga lëmia e ndërtimtarisë në këtë çështje penale, në të cilën po vazhdojnë të zhvillohen hetime në koordinim me institucionet relevante.
Raporti për rrëzimin e kulmit të objektit të Kryeqytetit në lagjen “Arbëria”
Në një konferencë për media të mbajtur të hënën, është prezantuar raporti i dy ekspertëve të fushës, Visar Geci e Gëzim Kastrati mbi rastin e rrëzimit të objektit të Kryeqytetit në lagjen “Arbëria” i cili ndodhi më 18.01.2024.
Sipas raportit të prezantuar para medieve, është vërejtur se nuk është ekzekutuar ASNJË ankerim i brinakeve por ato vetëm janë mbështetur mbi murin e jashtëm.
“Kjo është arsyeja kryesore pse erërat e forta disa herë e kanë dëmtuar këtë kulm! Konstrukcion isekondar apo brinaket, përpos që nuk janë ankeruar me fileta metalike për murin perimetrik (traun nga betoni i armuar) ato në shumicën dërmuese të rasteve janëkapur me gozhda dhe jo fileta apo profile adekuate metalike sipas normave. Distanca në mes të brinjakeve nuk është 60 cm por 120-150cm. Brinaket nuk janë të lidhura për konstrukcionin Primar i punuar nga druri me fileta apo L ose pllaka gjatësore metalike adekuate per kulme!” – thuhet në raportin e eksperëve.
Ndërsa kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama ka shtuar se sikur të mos merreshin masat urgjente pas rënies së kulmit, do të mund të kishte edhe djegie të objektit.
“Do të shohim edhe në objekte të tjera që mund të kenë probleme të tilla, të krijojmë struktura të reja që i analizojmë në numër më të madh të ndërtesave që janë pranuar teknikisht, të shohim a kemi problem masovik, apo problemi ekziston në disa pika të ndryshme”, Ne jemi të hapur për çfarëdo ekspertize me ndodh. Rasti ka qene super urgjent. Nen këtë kulm ka instalime te rrymës nëse ne skishim intervenu menjëherë kishte mundur te kallet ndërtesa.
Vlerësim preliminarvtë gjendjes se çfarë ka ndodhur. Ndërtesa është e hapur dhe për vlerësime të radhës, që merre parasysh të gjitha proceset prej fillimit te ndërtimit të ndërtesës. Para dy vitesh në secilën pjesë e objektit ka depërtuar shiu dhe si rezultat i asaj e kemi pasur te arsyeshme ta kemi një kontratë për të parë izolim ventilimin e kësaj ndërtesa është dashur të këtë intervenime të ndryshme për te qene ne gjendje të mirë. Tash e kemi parë që çatia ka probleme. Si rezultat i kësaj do ti shikojmë të gjitha ndërtesat tjera që janë pranuar teknikisht. Sepse kjo po na jep një informate të zymtë rreth pranimeve teknike ne shkolla e shtëpi te shëndetit”, tha ai.
“Ne kemi filluar të bëjmë analizat e ndërtesave të ndryshme në kryeqytet. Kjo tregon se duhet me u marrë në mënyrë të përshpejtuar për ti analizuar numër të madh të ndërtesave që janë pranuar teknikisht. Për të parë a kemi problem masovik. Duhet merren masa ligjore ndaj atyre që janë përgjegjës. Ne e kemi marrë me seriozitetin më te madh ta ndriçojmë rastin dhe mos të na ndodhin rastet e tilla më” – ka deklaruar Rama.
Në këtë konferencë u bë e ditur se Kompania e kontraktuar nga kontrata e vitit 2023, nuk ka punuar në pjesën e dëmtuar nga veprimi i erës.
Dëmtimi i kulmit ka ndodhë në pjesën e sipërme të kulmit ku nuk është intervenuar fare nga kjo kontratë. Realizimi i pozicioneve qe i përkasin punëve në renovimin e komplet terasës dhe intervenime parciale ne pjesën e kulmit të pjerrët (pjesa nga llanternat dhe poshtë).
Punët e kulmit përbëjnë orinetimisht 9.5% të komplet kontratës.
Pjesa tjetër e pozicioneve kanë të bëjnë me renovimin e zyrave, klimatizimit, punë te dyshemesë, punë të plafonëve, rregullimi i nyjeve sanitare, rregullimi i rrjetit elektrik.
Kryetari Rama kërkoi nga të gjitha institucionet përkatëse të drejtësisë dhe sigurisë që të marrin masat e nevojshme dhe të dalin para drejtësisë personat përgjegjës për këtë rast.
Ndërsa, Drejtori për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica u shpreh se ndërtesa ka qenë e mbyllur për tri ditë për shkak të sigurisë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zgjedhjet e 9 shkurtit – fushata e subjekteve politike e shoqëruar me akuza, gjoba dhe gjuhë të urrejtjes
PTHP me hetim ndaj një 55 vjeçari për posedim dhe tregtim të paautorizuar të armëve
Koalicioni për “Kosovën Fituese” sot mban tubimin e radhës në Kamenicë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova