Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se nga Sulltani i Bruneit i është dhënë Urdhri i Familjes Mbretërore "Laila Utama" dhe titulli i nderit “Datin Laila Utama”.

Osmani në një postim në Facebook shkruan se ky një nderim për popullin e Kosovës.


Lexoni postimin e Osmanit:

Nder i jashtëzakonshëm që nga Sulltani i Bruneit mu nda Urdhri i Familjes Mbretërore "Laila Utama" dhe titulli i nderit “Datin Laila Utama”.

Ky është një nga vlerësimet më të larta që u jepet udhëheqësve të huaj, prandaj e konsideroj si një nderim për popullin e Kosovës dhe një dëshmi e miqësisë që po forcojmë me shtetin dhe popullin e Bruneit.

Mirënjohje të thellë për këtë nderim e respekt. /Telegrafi/