LAJMI I FUNDIT:

Nazim Sahiti flet për incidentin me Agron Mustafën

Nazim Sahiti flet për incidentin me Agron Mustafën

Drejtori i Antikrimit në Policinë e Kosovës, Nazim Sahiti, ka thënë se incidenti me Agron Mustafën kishte ndodhur me kolegun e tij, Avni Berisha.

Ai ka thënë se motivi pse kishte pasur mosmarrëveshje ndërmjet Mustafës e Berishës ishte akuza e drejtorit të PTK-së se polici e kishte fotografuar në një lokal.

Sahiti ka thënë për Gazetën Express se nuk ka parë përleshje, por vetëm se njëri shok i Mustafës ishte në shpinën e kolegut të tij.


Drejtori i Valës tha se është sulmuar. Cila është e vërteta?

Sahiti: Nuk është e vërteta cka ka thënë Agron Mustaga, a qysh e pat emrin. Ka qenë një mosmarrëveshje e një kolegut tim që kam qenë me to me Agron Mustafën. Unë isha duke e pritur në veturë. Kam dëgjuar do fjalë mes tyre. Kur kam dalë i kam pa duke u shtyrë njëri me tjetrin. I  kam nda dhe kjo ka qenë e gjitha. Çka thotë Agroni nuk është e vërtetë.

Cili ishte kolegu juaj?

Sahiti: Avni Berisha.

A keni pasur mosmarrëveshje me z. Mustafa më herët?

Sahiti: Asnjëherë. Kur jam takuar jemi përshëndetur. S’kam pasur kurrë probleme.

A e dini pse polici Avni Berisha kishte pasur probleme me Agron Mustafën?

Sahiti: Qysh me tha kolegu, pasi erdhëm me te në Polici, paskan pasur një mosmarrëveshje me një lokal se më ke fotografu, s’më ke fotografu. Kjo ka qenë mosmarrëveshja e tyre e mëhershme. Nuk di më shumë. Kështu më tha kolegu. Kur u nisëm për Polici më tha se Agron Mustafa e paska akuzu këtë kolegun tim se i ka fotografu në një lokal.

Ka edhe xhirime. Ka pasur rrahje apo grushtim ndërmjet Mustafës dhe Berishës?

Sahiti: S’kam parë grushtim. Kur kam dalë, e kam tërhequr kolegun tim. Kur kam dalë e kam pas një shok të Agronit mbi shpinën e kolegut tim. Qisi far senesh.

Paska pasë grushtime?

Sahiti: S’pash grushtime. Kjo është e tëra.

A ka motive tjera pse ka ndodhur ky incident?

Sahiti: Ai mundohet të ngatërrohet me mua. Por, unë s’kam arsye të ngatërrohna me Agronin. Punët zyrtare janë punë zyrtare. Punët private janë private. Nuk i ngatërroj punët private me zyrtare. Ngatërresa nuk ka qenë me mu. S’kam asgjë me Agronin. /Express/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori