Kur lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny u kthye në Rusi në vitin 2021, kishte shumë që kishin frikë se ai do të përballej me një fund të parakohshëm. Kjo u bë realitet të premten me vdekjen e tij në një qeli brutale të Rrethit Arktik, ku ishte burgosur për disa dënime.

Ai ishte opozitari kryesor dhe kritiku më i madh i presidentit rus, Vladimir Putin, shkruan cnn.


Si avokat, politikan dhe aktivist kundër korrupsionit për vite me radhë kishte orkestruar protesta masive në rrugë ndërsa partinë “Rusia e Bashkuar” të Putinit e ka cilësuar gjithmonë si "partia e hajdutëve dhe kriminelëve".

Pavarësisht se ishte në burg, ai kritikoi presidentin për pushtimin rus të Ukrainës dhe përkrahu demonstratat kundër luftës, transmeton Telegrafi.

Kremlini ka thënë se po heton vdekjen e kritikut, rrethanat e së cilës nuk ishin menjëherë të qarta.

Ajo që dihet është se Navalny i është bashkuar listës në dukje gjithnjë në rritje të rusëve të profilit të lartë që kanë vdekur në rrethana misterioze.

Nga përplasjet e aeroplanëve, rrëzimet aksidentale nga dritaret tek varjet, helmimet dhe problemet shëndetësore, fatet e disa prej atyre që guxuan të sfidojnë Kremlinin janë të panumërta.

Yevgeny Prigozhin - rrëzimi i aeroplanit, viti 2023

prigozhin 4

Boris Nemtsov - vritet në vitin 2015

Screenshot 2024 02 17 095756

Boris Berezovsky - gjendet i vdekur në banjo në vitin 2013

Boris Berezovsky

Alexander Perepilichnyy - vdes papritmas në vitin 2012

Screenshot 2024 02 17 100115

Sergei Magnitsky - vdes në rerthana të dyshimta në vitin 2008

Screenshot 2024 02 17 100250

Alexander Litvinenko - vdes pas helimimit në vitin 2006

litvinenko u vra nga sh euml rbimet sekrete ruse hd

Anna Politkovskaya - vritet në burg në vitin 2014

Screenshot 2024 02 17 100751