Aleanca Veri Atlantike, NATO, i ka bërë thirrje Serbisë “që të vazhdojë të përmbush përkushtimin e saj në kuadër të procesit të normalizimit të Hapësirës Ajrore në Ballkan”, nga i cili, siç thuhet, “do të përfitonin praktikisht që të gjithë”.
Në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, një zyrtar i NATO-s tha se “normalizimi i hapësirës ajrore shënon edhe një hap drejt ndërtimit të bashkëpunimit rajonal”.
Deklarata e zyrtarit të NATO-s pasoi kërkesën zyrtare të Serbisë drejtuar NATO-s për marrjen nën kontroll të hapësirës ajrore të Kosovës. Një kërkesë të ngjashme autoritetet serbe i kanë proceduar në fund të vitit të kaluar edhe Bashkimit Evropian, me synimin që të marrin kontrollin e hapësirës ajrore të Kosovës, pas përfundimit të mandatit prej pesë vjetësh të Hungarisë.
“Përkushtimi i Serbisë për normalizimin e hapësirës ajrore ishte një pjesë e rëndësishme e vendimit të Aleatëve të NATO-s që të relaksojë plotësisht zonën e sigurisë ajrore”, tha zyrtari i NATO-s.
Ndërkohë, Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil të Republikës së Kosovës, Dritan Gjonbalaj, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se mundësitë që Serbia ta marrë kontrollin mbi hapësirën ajrore të Kosovës, janë zero.
Mediat në Beograd kanë cituar kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka deklaruar se një delegacion i qeverisë së tij, më 14 dhjetor, do të bisedojë në Bruksel me Aleancën Veri Atlantike që Beogradi të marrë nën kontroll hapësirën e ulët ajrore mbi Kosovën.
Hapësira e ulët ajrore shtrihet në lartësinë deri në 6,500 metra, e cila kontrollohet nga autoritetet e Kosovës. Kjo hapësirë shërben për aterime dhe ngritje nga aeroporti, për kompanitë ajrore që e kanë destinacion Prishtinën apo që nisen nga Prishtina.
Pretendimeve të Serbisë që ta marrë nën kontroll këtë hapësirë, Gjonbalaj u përgjigjet negativisht.
“Kjo pjesë e hapësirës ajrore të Republikës së Kosovës, deri në 6,500 metra, menaxhohet dhe kontrollohet nga Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror të Republikës së Kosovës.”
“Pra, ne kemi një Agjenci kompetente e cila është duke i dhënë të gjitha shërbimet e kontrollit të trafikut ajror dhe shërbimet tjera përcjellëse në hapësirën e ulët ajrore të Republikës së Kosovës, nën 6,500 metra. Pra, kjo është një pikë e padiskutueshme”, ka thënë Gjonbalaj.
Përveç hapësirës deri në 6,500 metra, ekziston edhe ajo mbi këtë zonë, e njohur si hapësira e lartë ajrore, e cila me vendim të NATO-s, i është deleguar Hungarisë, përkatësisht Hungaro Control-it.
“NATO ka një kontratë me Hungarinë që shërbimet për avionët me mbikalim, transit në hapësirën e lartë ajrore të Republikës së Kosovës, t’i marrë Hunagro Control nga Hungaria. Ne jemi duke u përgatitur në aspektin teknik dhe të burimeve njerëzore që nga viti 2019 të marrim përgjegjësinë e plotë edhe për hapësirën e lartë ajrore mbi 6,500 metra”, ka thënë Gjonbalaj.
Edhe për këtë hapësirë, Serbia ka shprehur pretendime që ta marrë nën kontroll pas vitit 2019, kur përfundon mandati i Hungaro Control-it. Por, Gjonbalaj sqaron se ky vend nuk i përmbushë dy nga kriteret kryesore që i ka përcaktuar NATO.
“Kur është zgjedhur Hungaria si ofrues i përkohshëm i shërbimeve, NATO-ja i ka pasur të përcaktuara qartë kriteret se çfarë shtetesh mund të konkurrojnë për këtë hapësirë ajrore. Nën një; është dashur që të jetë shtet anëtar i NATO-s dhe nën dy; të mos jetë shtet fqinj i parë i Republikës së Kosovës”.
“Shikuar edhe nga ky këndvështrim, Serbia nuk e plotëson asnjërin prej këtyre kushteve, sepse nuk është anëtare e NATO-s dhe është shtet fqinj i parë i Kosovës”, ka thënë Gjonbalaj.
Por, edhe po t’i plotësonte kushtet, ka nënvizuar ai, askujt nuk mund t’i delegohet hapësira ajrore e Kosovës pa miratimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.
Në anën tjetër, zyrtari i Aleancës Veriatlantike i ka thënë Radios Evropa e Lirë se “NATO do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me Serbinë në çështjen që ndërlidhen me hapësirën ajrore”.
Hapësira ajrore e Kosovës ishte nën kontroll të Aleancës Veriatlantike, NATO, që prej përfundimit të luftës, më 1999 dhe vetëm në vitin 2014 hapësira e lartë ajrore iu dha nën kontroll Hungarisë, pas një procesi të vlerësimit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-e1738786925245-780x439.jpg)
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Lukas-MANDLL-780x439.jpg)
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
![Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/suedi-780x439.jpg)
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi
![Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/person-ne-kerkim-780x439-1.jpg)
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin