NATO po teston dronët e rinj detarë që mund të përdorin Inteligjencën Artificiale për të zbuluar aktivitete të dyshimta pranë infrastrukturës nënujore.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, katërmbëdhjetë anëtarë të aleancës së NATO-s, së bashku me Suedinë, janë bashkuar për stërvitje të shumta gjatë 12 ditëve për të testuar dronët nënujor të detit që kanë aftësinë në kohë reale për të dërguar “një sinjal parandalues te armiku, qoftë Rusia apo dikush tjetër”.
Stërvitjet, të quajtura “Dynamic Messenger 23” dhe “Robotic Experimentation and Prototyping with Maritime Unmanned Systems (REPMUS 23)”, do të bashkojnë mbi 2,000 civilë mes personelit ushtarak me fokus në integrimin e sistemeve detare pa pilot në operacionet e aleancës dhe testimin e teknologjive të reja që janë aktualisht në proces të zhvillimit.
Ato vijnë pothuajse saktësisht një vit pas bombardimeve të qëllimshme të tubacioneve Nord Stream 1 dhe 2 në Detin Baltik, të cilat nxorën në pah vështirësinë e NATO-s në parandalimin e sulmeve dhe monitorimin e aktivitetit të dyshimtë rreth infrastrukturës kritike nënujore.
Ndërsa shumë anëtarë të aleancës kanë dyshuar për përfshirjen ruse në sulm, NATO ende nuk ka “emëruar zyrtarisht përgjegjësin” – ndonjë komb apo organizatë.
Rusia ka mohuar përgjegjësinë për shpërthimet, por raportet në muajt e fundit për anijet e spiunazhit të vendit që veprojnë pranë infrastrukturës së NATO-s kanë ngritur shqetësime se Moska mund të synojë vendet e NATO-s që ndihmojnë Ukrainën në mbrojtjen e saj kundër pushtimit rus në vazhdim.
Sipas raportit, një fushë e shqetësimit të NATO-s janë kabllot nënujore që bartin afërsisht 10 trilionë dollarë transaksione financiare çdo ditë dhe rreth 95% të trafikut global të internetit.
Ndërkohë, rreth dy të tretat e naftës dhe gazit në botë ose nxirren ose transportohen nga deti, shpesh nëpërmjet tubacioneve që janë mijëra milje të gjata thellë nën sipërfaqen e detit, duke e bërë këtë infrastrukturë të vështirë për t’u monitoruar sa i përket kërcënimeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump urdhëron largimin e SHBA-së nga Organizata Botërore e Shëndetësisë
Të gjitha fushat që Trump mori vendime që në ditën e tij të parë të kthimit në detyrë si president i SHBA-së
Trump anuloi punën nga shtëpia për njerëzit që punojnë për shtetin
Trump ndalon ndihmën e jashtme amerikane për zhvillim për 90 ditë në pritje të shqyrtimit
Trump e shpall sërish Kubën një shtet sponsorizues të terrorizmit
Donald Trump firmos urdhrat e parë ekzekutivë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë