Dy dekata jetë, aq sa ka edhe çlirimi i Kosovës. Naser Karpuzi nga Lipjani, ia kushtoi 20 vjet uniformës.
Nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, e pastaj u bë pjestar i Policisë së Kosovës. Ai tregon rrugëtimin e tij gjatë këtyre viteve në shërbim.
“Iu kemi dalur në ndihmë popullatës. Qëllimi ynë kryesor dhe betimi ynë ka qenë çlirimi i vendit nga okupatori serb”, rrëfen për RTV Dukagjinin, Naser Karpuzi.
Okupimi nga Serbia u bë i pa durushëm, kjo bëri që Karpuzi të mos rrijë duarkryq dhe iu bashkua Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës.
Vendimin e Naserit e bekoi nëna e tij.
“Ishte brengosëse rënia e shokëve, por pritnim edhe rënien tonë. Kur kam vendosur të shkojë në luftë i kam thënë nënës: Nënë, kam vendosur të shkojë në luftë. Ajo më ka thënë: Në rregull biri im. Zoti të ndihmoftë ty dhe shokëve tjerë, sepse edhe ata janë bijtë e dikujt. Ajo nuk më ka thënë mos shko”, rrëfen Karpuzi.
Ai për RTV Dukagjini, tregon përjetimet e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.
“Më kujtohet si sot. Ne ushtarë të UÇK-së nuk kemi pasur informacione të mjaftueshme për arsye se edhe teknologjia nuk ka qenë si është sot, por edhe kemi qenë në vija të frontit të luftës”, thotë ai, përcjell Telegrafi.
20 vjet pas çlirimit, për Naser Karpuzin, nuk është çdo gjë e mirë.
“Dallimet para njëzet viteve dhe tash mund të vërehen. Tani është liria. Liria e shprehjeve. Nuk kemi guxuar të kemi foto apo libër, mirëpo bota demokratike ka ecur para”, thotë ndër të tjera Naseri.
Ai më tej shtoi se dëshiron ta shohë Kosovën e zhvilluar dhe me prespektivë për të gjitha shtresat e sidomos për të rinjtë e vendit./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjykata rrëzon kërkesën e Veliajt për kthimin e telefonit të sekuestruar

U raportua për zhdukjen e dy të miturve në Prishtinë – nga Prokuroria thonë se janë në fazën e grumbullimit të provave

Ndalohet një 42-vjeçar në Gostivar, kërkohej me urdhër të gjykatës

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës