Barcelona po ka probleme gjatë këtij stinori me lëndimin e mbrojtësve qendror.

Si zgjidhje të parë e kanë futbollistin e Napolit, Kalidou Koulibaly, i cili këto vitet e fundit po shkëlqen me paraqitjet në Serie A.


Napolitanët raportohet se ka hedhur poshtë 70 milionë euro të skuadrës katalunase, shkruan Gazeta Sport.

koulibaly 1

Lojtari senegalez është etiketuar si një zgjidhje për problemet e mbrojtjes së Barcelonës, ku ka lojtarë të dëmtuar, por udhëheqësit e Napolit e konsiderojnë atë më shumë vlerë.

Besohet se katalanasit do të dërgojnë një ofertë të re, që do të thotë se presidenti Aurelio De Laurentis do të tundohet.

Presidenti i napolitanëve njihet si një njeri që nuk dorëzohet lehtë në transferime, kështu që gjithnjë ka bërë shumë para në shitjen e lojtarëve duke përfshirë Edison Cavanin, Jorginho, Ezequiel Lavezzi, e Gonzalo Higuain.

Ndryshe, Barcelona është lider i ligës elitare spanjolle, ashtu sikurse në grupin e vetë të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

telegrafi sport app