LAJMI I FUNDIT:

Napoli me ofertë të re për Chiesan, kërkohet edhe Deulofeu

Napoli me ofertë të re për Chiesan, kërkohet edhe Deulofeu

Napoli do të përdorë ndeshjen e tyre kundër Fiorentinës për të bërë një tjetër qasje për Federico Chiesa, teksa pëlqejnë edhe sulmuesin e Barcelonës, Gerard Deulofeu, të cilin e duan me huazim gjatë janarit.

Të dy ekipet përballen të dielën dhe Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis nuk ka bërë asnjë sekret të përpjekjeve të tij për të nënshkruar me talentin Chiecha.

Sipas mediumit italian Corriere dello Sport, kjo ndeshje do t’i japë De Laurentiisit  mundësinë për të kërkuar përsëri shërbimet e italianit të ri.


Juventusi monitoron Chiesan, në garë edhe Interi dhe Napoli
Lexo po ashtu Juventusi monitoron Chiesan, në garë edhe Interi dhe Napoli

20-vjeçari nënshkroi një kontratë të re vetëm me muajin e kaluar dhe çmimi i tij tani vlerësohet të jetë më i lartë, pra rreth 60 milionë euro.

Chiesa duke festuar njërin nga golat e tij këtë sezon në Serie A (Getty Images)

Djali i ish-sulmuesit Enrico Chiesa ka kontribuar me katër gola dhe tre asistime në 14 paraqitjet e Serie A këtë sezon.

Chiesa është gjithashtu një objektiv i njohur edhe për skuadra tjera të mëdha si Interi, Chelsea dhe Wolfsburgu.

"Operacioni fshesa" - Barça largon katër lojtarë në janar, për të financuar transferimin e Coutinhos
Lexo po ashtu "Operacioni fshesa" - Barça largon katër lojtarë në janar, për të financuar transferimin e Coutinhos

Megjithatë, Napoli nuk ndalet këtu pasi e ka pyetur Barcelonën për gatishmërinë e tyre për të liruar me huazim anësorin sulmues Deulofeu, i cili kaloi kohë të suksesshme në Serie A me Milanin.

Deulofeu duke festuar njëri nga golat e tij së bashku me Messin

Sipas mediumit italian Rai Sport, reprezentuesi spanjoll është i hapur për të ndryshuar ambient dhe për të luajtur më shumë minuta.

Deri më tani në këtë sezon, Deulofeu ka shënuar dy gola dhe ka bërë tri asistime në 16 ndeshje për Blaugranët, teksa shikohet si një alternativë e mirë për dy krahët e sulmit, në vend të Jose Callejonit dhe Lorenzo Insignes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kush e nxiti përplasjen mes Salah dhe Alexander-Arnold - zbulohet e vërteta

Kush e nxiti përplasjen mes Salah dhe Alexander-Arnold - zbulohet e vërteta

Premier League
Shpërthen te Liverpooli: Salah dhe Alexander-Arnold me konfrontim të fortë

Shpërthen te Liverpooli: Salah dhe Alexander-Arnold me konfrontim të fortë

Premier League

"Shkova me aeroplan te Barcelona pa e ditur askush", ish-ylli i La Ligas thotë se atij iu ofruan 'para të pista' nga klubi katalunas

La Liga
Fabio Capello sulmon ashpër Guardiolën: I ka bërë njerëzit të humbin interesimin për futboll

Fabio Capello sulmon ashpër Guardiolën: I ka bërë njerëzit të humbin interesimin për futboll

Ndërkombëtare
Nga Rodrygo te Raphinha - lojtarët e nënvlerësuar që po bëjnë bujë në La Liga

Nga Rodrygo te Raphinha - lojtarët e nënvlerësuar që po bëjnë bujë në La Liga

La Liga
Arne Slot jep dritën e gjelbër për largimin e pesë lojtarëve të Liverpoolit në verë

Arne Slot jep dritën e gjelbër për largimin e pesë lojtarëve të Liverpoolit në verë

Premier League
Kalo në kategori