Napoli e fiton derbin ndaj Romës

Napoli i ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Roma, në kuadër të derbit italian për xhiron e 13-të të Serie A.
“Napolitanët” fituan me rezultat minimal 0-1, sfidë ku titullar ishte si zakonisht kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani.
Napoli e nisi shumë më mirë për të rrezikuar dy herë përmes Noa Lang dhe Di Lorenzos, që ishin afër golit.
Megjithatë ishte David Neres që e zhbllokoi rezultatin pas asistimit fantastik të Rasmus Hojlund (36’).
Hojlund pastaj kishte një rast të artë për ta dyfishuar epërsinë mirëpo që Svilar me një super pritje ia mohoi golin.
Roma ishte më e qetë gjatë tërë ndeshjes, ku rasti më i rrezikshëm ishte përmes Lorenzo Pellegrinit, por goditja e këtij të fundit përfundoi mbi portë.
Napoli pas kësaj fitore mbledh 28 pikë, aq sa ka Milani derisa Roma bie në pozitën e katërt me 27 sosh./Telegrafi/




















































