Napoli e ka fituar derbin italian ndaj Interit, në kuadër të xhiros së tetë në Serie A.

“Napolitanët” i arkëtuan pikët e plota me rezultat 3-1, sfidë që e dominuan nga fillimi.


Kevin de Bruyne ishte i saktë nga pika e bardhë, penallti mjaftë e diskutueshme, që e kaloi Napolin në epërsi (33’).

Belgu fatkeqësisht zgjati muskulin gjatë gjuajtjes së penalltisë, kësisoj u detyrua të zëvendësohet për të lënë fushën me lot në sy.

Napoli vazhdoi të jetë më kërkuese edhe në pjesën e dytë, ku pas një kundëraksioni të bukur, Scott McTominay shënoi me një vollej fantastike për ta dyfishuar epërsinë (54’).

Interi tentoi të këndellet, ku ngushtoi epërsinë vetëm pesë minuta më vonë me Hakan Calhanoglun, që realizoi nga pika e bardhë (59’).

Megjitahtë, ishte Anguissa që me një gol të bukur e vulosi fitoren pas asistimit të David Neres (66’).

Kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani mungoi sërish shkaku i lëndimit, ndërsa mbetet të shihet nëse do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës.

Napoli me këtë fitore merr kreun e Serie A me 18 pikë kurse Interi bie në pozitën e katërt me 15 sosh./Telegrafi/

telegrafi sport app