LAJMI I FUNDIT:

Naomi Campbell ka një figurë të përsosur dhe muskuj brutal barku: E gjitha kjo është falë këtyre rregullave të thjeshta!

Naomi Campbell ka një figurë të përsosur dhe muskuj brutal barku: E gjitha kjo është falë këtyre rregullave të thjeshta!
profimedia

Edhe pse ajo mbushi 51 vjeç, bazuar në pamjen e saj, nuk do ta kishit thënë kurrë këtë

Manekinia nuk ka asnjë rrudhë në fytyrë dhe vajzat shumë më të reja do ta kishin zili figurën e saj të hollë, transmeton Telegrafi.

“Falë mamasë sime kam filluar shumë herët të kuroj lëkurën time dhe të kujdesem për dukjen time, mendoj se i kam aplikuar kremrat hidratues që në shkollën fillore. Kështu e kam krijuar shprehinë që në fëmijëri të disiplinohem për sa i përket kujdesit të lëkurës”, thotë Naomi.


“Lëkura dhe trupi mbajnë mend gjithçka dhe nëse nuk i trajtoni me shumë kujdes, ato do të duken shumë keq shumë shpejt”.

Këto janë rregullat që ende i ndjek prej vitesh:

Sa i përket linjës së hollë, gjëja është shumë e thjeshtë, ajo kalon orë të tëra në palestër.

Ajo ushtron prej vitesh me një trajner personal dhe thotë se më e rëndësishmja është të kesh dikë që do të të motivojë, mund të jetë një trajner personal ose një mik me të cilin do të shkosh në stërvitje.

Modelja beson se është shumë e rëndësishme të merresh me aktivitete fizike, pasi në këtë mënyrë jo vetëm shtrëngojmë muskujt e trupit, por ka një efekt të dobishëm edhe në humorin tonë, por edhe në gjendjen e lëkurës.

Campbell përpiqet të ushqehet shëndetshëm, shmang ushqimet e yndyrshme dhe pi shumë lëngje. Ushqimi përbëhet kryesisht nga mish pule, peshk dhe shumë perime. Ajo konsumon shumë produkte qumështi, por shmang frutat.

“Edhe pse janë sheqerna natyrale, sërish kanë një efekt të keq në figurë”, thotë ajo.

Mirëpo, ajo ndonjëherë shijon edhe ëmbëlsira, por mundohet të mos e teprojë. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Keni nevojë për këpucë që shkojnë me pantallona të gjera? Ne zgjodhëm pesë opsione që janë në modë

Keni nevojë për këpucë që shkojnë me pantallona të gjera? Ne zgjodhëm pesë opsione që janë në modë

Moda
Pesë ide si ta kombinoni ngjyrën e momentit me stil

Pesë ide si ta kombinoni ngjyrën e momentit me stil

Moda
Tri xhaketa që do të mbizotërojnë trendët e pranverës

Tri xhaketa që do të mbizotërojnë trendët e pranverës

Keshilla Modë
Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: Gjithçka që duhet të dini

Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: Gjithçka që duhet të dini

Si të bëni foto të nxehta për t'ia dërguar të dashurit tuaj? 11 ide që do ta bëjë të çmendet pas jush

Si të bëni foto të nxehta për t'ia dërguar të dashurit tuaj? 11 ide që do ta bëjë të çmendet pas jush

Ky stil i flokëve po shpërthen në rrjetet sociale – gjithçka nisi me Sabrina Carpenter

Ky stil i flokëve po shpërthen në rrjetet sociale – gjithçka nisi me Sabrina Carpenter

Flokë dhe stil
Kalo në kategori