Konstantin Ernst, drejtori gjeneral i televizionit Channel 1, që do t’i transmetojë të tri netët e garës, nuk ka dashur të zbulojë nëse është e vërtet se Naomi do të ngjitet në skenën e Eurosongut, por ka thënë se janë të pabaza thëniet se në skenë do të ngjitet vallëzuesja e parodive, Dita von Teese.

Krahas Naomi Campbell, si drejtuese e mundshme e Eurovizionit spekulohet se mund të jetë edhe aktorja e Hollywood-it, me prejardhje ruse, Mila Jovovic, por kjo e fundit e ka mohuar këtë.

Eurovizioni këtë vit do të mbahet në Moskë në datat 12, 13 dhe 14 maj. Shqipëria do të prezantohet nga Kejsi Tola me këngën “Më merr në ëndërr” (Ang. “Carry Me In Your Dreams”).