Naomi Campbell dhe Dua Lipa ishin ndër yjet që morën vëmendjen në Çmimin e Madh të Formula 1 në Monako këtë fundjavë, duke sjellë një përzierje elegance dhe gjallërie në pistën e famshme të Monte Karlos.

Supermodelja Naomi Campbell, që sapo festoi ditëlindjen e saj të 55-të, u shfaq mahnitëse me një fustan të bardhë me rrudha dhe një shpatull të lirë, të kombinuar me syze dielli të bardha dhe një gjerdan me zemër të artë. Ajo tregoi sërish pse konsiderohet ikonë mode, duke përzier hijeshinë me komoditetin.


Ndërkohë, këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa solli një shpërthim ngjyrash dhe energjie me një bluzë me print leopardi në nuanca neon të verdhë, xhinse gri dhe një xhaketë të zezë “barn”, shkruan DailyMail.

E shoqëruar nga vëllai i saj Gjini, ajo ishte ndër më të komentuarat për zgjedhjen e saj të guximshme.

Eventi i përvitshëm mblodhi emra të njohur nga bota e muzikës, modës, televizionit dhe biznesit, përfshirë Sofia Vergara, Jeff Bezos me të fejuarën Lauren Sanchez, dhe yllin e “Bridgerton”, Simone Ashley, që mahniti me një veshje prej lëkure në ngjyrë krem.

Pas spektaklit në tapetin e pistës, gara përfundoi me fitoren e britanikut Lando Norris, duke shtuar edhe më shumë emocione në një fundjavë ku stili dhe adrenalina u ndërthurën në mënyrë perfekte. /Telegrafi/