Nga: Roger Waters (Pink Floyd, albumi “The Wall”, 1979) Përktheu: Agron Shala

Nanë, çka thu, bombën a kanë me e lëshu?
Nanë, çka thu, këtë kangë a kanë me dëshëru?
Nanë, çka thu, a kanë me m’mundu?
Oh, nanë, a duhet murin me ndërtu?


Nanë, a duhet për kryetar me garu?
Nanë, a duhet qeverisë me i besu?
Nanë, a kanë me m’ba batare mu?
Oh, a ásht veç humbje e kohës për mu?

Praj tash djali jem, ti nuk duhet me lotu Krejt ankthet tua nana ka me t’i jetësu Krejt tutën e saj nana te ti ka me e gjujtë Nana ka me t'mbajtë k'tu, nër krahin e saj S’të len me fluturu, ama mun’ t’len me knu Nana gjithmonë ka me t’mbajtë rahat e t’sigurt Oh, djali, djali jem Padyshim nana ka me t’ndihmu, murin me ndërtu

Nanë, çka thu, a ásht e mirë ajo për mu?
Nanë, çka thu, a ásht e rrezikshme ajo për mu?
Nanë, djalin tand ajo a ka me lëndu?
Oh, nanë, zemrën a ka me ma copëtu?

Praj tash djali jem, ti mos kaj Nana krejt dashnoret ka me t’i kontrollu Nana s’e lejon asnje kudër me t’u afru Nana ka me pritë derisa t’kthehesh n’shpi Nana gjithmonë ka me ditë ku je kanë ti Nana ka me mbajtë djalin shnosh e mirë Oh, djali, djali jem Gjithmonë fëmijë për mu ki me mbetë 

Nanë, a ásht dashtë (muri) me kanë kaq i naltë?