Nënkryetarja e Kuvendit, njëherësh anëtare e Kryesisë së VV-së, Arbërie Nagavci, që ka iniciuar debatin parlamentar për situatën financiare të Telekomit të Kosovës, tha se tashmë kësaj ndërmarrje gjirollogaritë i kanë rënë në zero dhe gjendet në prag të falimentimit.
Ajo tha se krejt kjo po ndodh për shkak të ndikimit politiko partiak që për 10 vite partitë që kanë qenë në pushtet kanë keqpërdorur me këtë ndërmarrje publike.
Nagavci ka akuzuar partitë politike, PDK, LDK, AAK dhe Nisma, se kanë zhvatur dhe plaçkitur Telekomin e Kosovës.
“Tashmë gjirollogaritë i kanë rënë në zero euro dhe gjendet në prag te falimentimit, e krejt kjo po ndodh për shkak të ndikimit politiko partiak që për 10 vite pa ndërprerë partitë që kanë qenë në pushtet e kanë keqpërdoruar në të gjitha format një ndër asetet më të rëndësishme të Kosovës siç është Telekomi i Kosovës. Shfrytëzimin e Telekomit e pati filluar monako telekom duke përdorur administrimin ndërkombëtar. Telekomit në atë kohë PTK iu imponua partneri monakes dhe teknologjia franceze. Por, fillimi i shkatërrimit të vërtet të Telekomit, shkatërrimit të përshpejtuar ka filluar nga viti 2009, në këtë kohë bordi i atëhershëm i Telekomit të Kosovës përkundër vërejtjeve me shkrim nga grupi i financierëve, juristëve dhe inxhinierëve të njohur e të mirëpërgatitur profesionalisht të Telekomit e autorizoj menaxhmentin e asaj kohe që të lidhte këtë kontratë të dëmshme me Z-Mobile”, tha ajo.
Nënkryetarja e Kuvendit tha se kontrata me Z-Mobile, shërbeu si një autostradë e cila brenda 10 vitesh e solli Telekomin nga një ndërmarrje profitabile buzë falimentimit.
Kjo kontratë e nënshkruar në vitin 2009, Nagavci tha se ka qenë fatale për funksionimin e Telekomit të Kosovës, për shkak edhe të vështirësive të përmbushjes së saj.
Ajo u shpreh se do të mbesin pa paga rreth 2 mijë e 300 punëtorë të Telekomit, si dhe rrezikohen edhe pagat e mbi 1 mijë punëtorëve të Postës së Kosovës.
“Për më tepër dhe ajo që është jashtëzakonisht shqetësuese është se vihet në rrezik serioz edhe siguria shtetërore e Kosovës, duke e ditur se të gjitha institucionet dhe organet e sigurisë së Kosovës i shfrytëzojnë shërbimet e Telekomit. Falimentimi i Telekomit do të dërgoj shumë shpejt në falimentim edhe të Postës, ku dihet se mbi 60 përqind e të hyrave të kësaj ndërmarrje publike derivojnë nga Telekomi. Njëkohësisht me këtë proces zhvatja, gllabërimi dhe plaçkitja e Telekomit ka ndodhur si nga brenda me ndërhyrje direkte të eksponentëve të partive politike kryesisht PDK, LDK, AAK dhe Nisma dhe nga këto parti kanë rrjedhur edhe menaxhmentet dhe bordet e Telekomit, këto kanë kontrolluar gjithçka në Telekom. Kanë kontrolluar dhe janë kontrolluar me qëllim që keqpërdorimet dhe shitja të vendoset në disa nivele. Ato nivele kanë bashkëpunuar pastaj ndërmjet vete me qëllim që keqpërdorimet të jenë të harmonizuara dhe këtë harmonizim e kanë udhëhequr eksponentë të partive politike në Kosovë përfshi edhe vet presidentin. Pastaj kjo mbikëqyrje është paguar prej Telekomit dhe kështu ka funksionuar krimi i organizuar pluralist partiak”, tha ajo.
Ajo tha se grupe të caktuara brenda këtyre partive kanë vepruar nën maksimën që korrupsioni dhe krimi i organizuar le të ec, ndërsa drejtësia le të ngec. Nagavci u shpreh se ecja e korrupsionit dhe krimi i organizuar është i përkohshëm.
Nagavci ka prezantuar edhe rezolutën për Telekomin prej 6 pikave e të cilat janë:
Qeveria të zbatojë në përpikmëri Vendimin Nr. 02/39 të 3 qershorit 2020 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, mbi masat për parandalimin e keqpërdorimeve në ndërmarrjet publike. Qeveria të mbikëqyrë vazhdimin, zbatimin dhe përshtatshmërinë e masave, si dhe të shqyrtojë mundësinë e plotësimit të tyre.
Aksionari, ndërmarrjet dhe organet kompetente shtetërore të kërkojnë vërtetimin e nulitetit të marrëveshjeve, që cenojnë rendin publik, dispozitat urdhëruese dhe moralin e shoqërisë. Nuliteti të kërkohet edhe në procedura civile, pa marrë parasysh epilogun e rasteve penale.
Të nisen procedurat për ndryshimin e Ligjit 04/L-220 për Investime të Huaja për të tërhequr pajtimin e pakufizuar të Republikës së Kosovës për arbitrazh ndërkombëtar me cilëndo palë që pretendon se është investitor i huaj dhe që nuk i ka të deklaruar aksionarët e vërtetë.
Qeveria të ndërmarrë masa konkrete për të mbrojtur Telekomin nga kreditorët e pandërgjegjshëm, me qëllim të stabilitetit financiar të Telekomit dhe të punëtorëve të kësaj ndërmarrje.
Qeveria brenda 60 ditëve të hartojë një plan strategjik për rimëkëmbjen financiare të Telekomit, gjithashtu Qeveria brenda këtij plani të ketë prioritet rritjen e kapitalit me qëllim të rritjes së vlerës së ndërmarrjes.
Aksionari nëpërmjet të zgjedhurve në Bordin e Drejtoreve të shqyrtojë të gjitha kontratat komerciale që janë lidhur paraprakisht, në kundërshtim me masat e përcaktuara në Vendimin Nr. 02/39.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën