LAJMI I FUNDIT:

Nagavci: Thaçi do të duhej të merrte leje nga Kuvendi për takimin me Vuçiqin

Nagavci: Thaçi do të duhej të merrte leje nga Kuvendi për takimin me Vuçiqin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të hënën ka zhvilluar një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Takimi u zhvillua në Shtëpinë e Bardhë me ftesë të emisarit special për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ku i pranishëm ishte edhe Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien.

Pas takimit, presidenti Thaçi ka kërkuar të mbahet një seancë e Kuvendit të Kosovës, ku do t’i njoftojë deputetët për takimin e zhvilluar.


Mirëpo, për kërkesën e Thaçit ka reaguar anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci.

Në një deklaratë të dhënë për Telegrafin, ajo ka thënë se presidenti Thaçi do të duhej të merrte leje nga Kuvendi para se të shkonte, e jo kur të kthehet.

“Sa i përket raportimit të Hashim Thaçit në Kuvend ai së pari do të duhej t’i përgjigjej ftesës së Kryeministrit i cili e ftoi në takim para se ai të nisej për Munih, e tash para se të shkonte në Washington. Qeveria në vazhdimësi po kërkon koordinim institucional sa i përket politikës së jashtme. Ai nuk e mori as lejen e Kuvendit as dakordimin e Qeverisë, ndërkaq tash dëshiron të raportojë në Kuvend. Para se të shkonte do të duhej të merrte lejen e Kuvendit dhe jo tash të kthehet për të raportuar.  Si mund të respektohet institucioni më i lartë kur fillimisht është anashkaluar”, tha ajo për Telegrafin.

Nagavci ka thënë presidenti aktual nuk ka asnjë autorizim për të negociuar marrëveshje me Serbinë.

“Ne vazhdimisht kemi deklaruar, por dje edhe nga Kryeministri Kurti u theksua në seancën parlamentare se presidenti aktual nuk ka asnjë autorizim për të negociuar ndonjë marrëveshje me Serbinë dhe se ndonjë marrëveshje eventuale nuk ka fuqi zbatuese në Republikën tonë. Madje vet dokumenti më i rëndësishëm i Republikës së Kosovës, Kushtetuta, thotë që dialogu duhet të udhëhiqet nga Qeveria e Kosovës”, tha ajo.

Ndryshe, Presidenca i ka dërguar shkresë zyrtare Kuvendit të Kosovës, ku ka kërkuar që presidentit Thaçi t’i organizohet një seancë më 4 mars në orën 16:00, për t’i njoftuar deputetët e Kuvendit të Kosovës, në lidhje me vizitën e realizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe takimet që ka mbajtur atje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Kalo në kategori