LAJMI I FUNDIT:

Nagavci: Thaçi dëshiron një Qeveri që ia mundëson t’i shtyjë përpara marrëveshjet që ka bërë

Nagavci: Thaçi dëshiron një Qeveri që ia mundëson t’i shtyjë përpara marrëveshjet që ka bërë

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka thënë se presidenti, Hashim Thaçi nuk po e luan rolin e tij unifikues dhe se ai dëshiron të këtë një Qeveri e cila do të ia mundësojë që marrëveshjet që ka bërë t’i shtyjë përpara.

Nagavci në një intervistë për “Përballje ditore” me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu në Telegrafi.com ka theksuar se Thaçi po e rrit presionin tek LVV si fituese e zgjedhjeve, në kohën kur Qeveria në detyrë me kapacitetet e veta është fokusuar në menaxhimin sa më të suksesshëm të situatës me pandeminë COVID-19.


“Kryeministri në detyrë zoti Kurti i ka dërguar presidentit një letër me pyetje, në të cilat ai nuk është përgjigjur. Pra nuk është në mandatin e presidentit që të bëjë presion me letrat e njëpasnjëshme, pasi që Kushtetuta nuk ka përcaktuar afat kohor brenda të cilit LVV duhet të kthejë përgjigje. Dhe në këtë linjë, pra e gjitha çfarë duhet të bëjë presidenti është që të vazhdojë punën e tij dhe pa bërë presion mbi Lëvizjen Vetëvendosje dhe të pres deri në momentin kur ne i kthejmë një përgjigje zyrtarisht. Dhe pas pranimit të përgjigjes, pastaj të fillojë të rrjedhin edhe afatet kohore”, tha Nagavci, për Telegrafin.

“Para kësaj nuk është në diskrecion të presidentit që të dërgojë propozime për ndonjë nga subjektet tjera apo që të shoh formimin e Qeverisë dhe për më tepër ashtu siç e pamë në postimin e tij në Twitter, duke përcaktuar çështje të cilat nuk janë në diskrecionin e tij. Pra duke thënë kush do që do të bëjë Qeverinë është i obliguar që të garantojë presidentin edhe për heqjen e reciprocitetit, gjë që në fakt vetëm e vërteton ato që ne i kemi thënë edhe me herët se brenga e presidentit është që të ketë një Qeveri, e cila do të mundësojë që marrëveshjet që ai ka bërë t’i shtyjë përpara”, ka theksuar Nagavci.

Nënkryetarja e LVV-së, Arbërie Nagavci gjatë intervistës për Telegrafin
Nagavci: Thaçi të mos bëjë presion me letra të njëpasnjëshme, zgjidhja më e mirë janë zgjedhjet
Lexo po ashtu Nagavci: Thaçi të mos bëjë presion me letra të njëpasnjëshme, zgjidhja më e mirë janë zgjedhjet

Gjatë intervistës, nënkryetarja Nagavci ka pohuar se pas tejkalimit të situatës me COVID-19, zgjidhja më e mirë është të shkohet në zgjedhje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori