Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, sot u shpreh se Kosova duhet të jetë e palëkundur edhe karshi zhvillimeve politike të fundit, ku po kërkohet gjymtimi i pavarësisë dhe kushtetueshmërisë.
Këto komente Nagavci i bëri në sesionin shkencor “Kosova 15 vjet pavarësi – sfidat dhe shtetndërtimi” i organizuar nga Instituti Albanologjik Prishtinë bashkë me Institutin e Historisë Tiranë dhe Instituti i Trashëgimisë në Shkup.
Ministrja e Arsimit, Nagavci tha se sistemi arsimor në bazë të reformave të ndërmarra ka arritur zhvillim të dukshëm pozitiv.
Ajo përmendi disa nga iniciativa e marra si qeverisje për arsimin e lartë, ndërsa shtoi se rruga e duhur për të ruajtur dhe forcuar pavarësinë është përmes edukimit të vazhdueshëm dhe cilësor.
“Me këtë histori në mendje, me kontributin dhe respektin për të gjithë gjeneratat që mundësuan këtë ne sot e festojmë 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës gjithherë duke pas parasysh se situata jonë karshi zhvillimeve politike me shtetin e Serbisë mbetet akoma e brishtë. Përderisa, nuk kemi platformë të përbashkët të vlerave qytetare mbi të cilat do të mund të zhvillonim bisedime për normalizimin e raporteve ndër-shtetërore jemi të vetëdijshëm që ne ballafaqohemi për të drejtën tonë të pamohueshme për pavarësi, andaj edhe duhet të jemi të vendosur e të palëkundur. Kjo vlen edhe për zhvillimet e fundit politike ku kërkohet nga ne madje edhe gjymtimi i pavarësisë dhe kushtetutshmërisë sonë. Por, pavarësisht gjithçkaje ne e vazhdojmë punën tonë për avancimin demokratike që kultivon dhe mbi të gjitha mbron të drejtat e qytetarëve të vetë pa asnjë dallim kombësie, feje apo race”, tha Nagavci, njofton KP.
Drejtori i Institutit Albanologjik në Prishtinë, Hysen Matoshi deklaroi se procesi i shtetndërtimit të Kosovës është i pakthyeshëm dhe sfidat e evidentuara shkaktojnë vonesa në zhvillimin e vendit.
Sipas tij, mosnjohja e Kosovës nga pesë shtetet e BE-së e kanë lënë pengë për një kohë të gjatë edhe funksionalizimin e plotë të shtetësisë së Kosovës.
Ai tha se stagnimi i anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare është i dëmshëm edhe për rajonin.
“Administrimi klasik i UNIMK-ut dhe i mekanizmave tjerë ndërkombëtar shpesh herë ka qenë i shoqëruar me inkonsekuenca gati të mundshme. Debati për multietnicitetin e Kosovës dhe mono-etnicitetin e institucioneve të caktuara të saj është tepër dëshmues në këtë drejtim…Vite më vonë shohim lansojnë instanca ekskluzive një etnike të pushtetit. Një pengesë e madhe në ndërtim të shtet ndërtimit u shfaq edhe për shkak të përplasjes së interesave gjeo-strategjike në Ballkan sidomos në vitin e fundit si rrjedhojë e luftës në Ukrainë….mosnjohja e Kosovës nga pesë shtetet e BE-së e kanë lënë pengë për një kohë të gjatë edhe funksionalizimin e plotë të shtetësisë së Kosovës dhe praninë e asaj në organizata ndërkombëtare të ndryshme. Krahas mangësive evidente në vetë organizimin e brendshëm dhe funksionimin e plotë të mekanizmave shtetëror e që përbëjnë një detyrë të elitës politike të Kosovës kjo qasje e faktorit ndërkombëtar jo rrallë shfaqet si pengesë në avancimin e përshpejtuar të proceseve rrjedhimisht sot për sot përbënë një ndër sfidat më kryesore”, u shpreh ai.
Nga Instituti për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, Skender Asani tha se shpallja e pavarësisë së Kosovës paraqet një projekt shekullor për mbarë kombin shqiptar.
Duke uruar që përvjetorët tjerë ta gjejnë Kosovën më të konsoliduar, Asani kërkoi që pavarësia dhe integrimi brenda kombëtar të shkojë paralelisht drejt një bote shqiptare të shtrirë në një planimetri global.
“Kosova është proces në ecje dhe ky proces shkon paralelisht me nevojën për të pasur një shoqëri demokratike në të cilën sundon shteti i së drejtës si dhe të gjithë parametrat e një shoqërie që ka kërkesa për më shumë zhvillim ekonomik e më pak varfëri, më shumë forma institucionale e juridike e më pak korrupsion.. Duke shpresuar që përvjetorët tjerë do të gjejnë Kosovën më të konsoliduar në të gjitha planet uroj që pavarësia dhe integrimi brenda kombëtar të shkoj paralelisht drejt një bote shqiptare e shtrirë në një planimetri global.”, theksoi ai.
Ushtruesja e detyrës së drejtorit të Institutit Historik “Ali Hadri”, Teuta Shala-Peli u shpreh se Kosova ditëlindjen e saj të 15 e shënon me shumë progres përfshirë edhe fushën e arsimit.
Duke kujtuar të gjithë ata që u flijuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, Shala-Peli kujtoi edhe ish-krerët e UÇK-së, të cilët po mbahen të paraburgosur në Hagë.
“Një bashkim i tillë i forcave intelektuale e bënë edhe më të veçantë këtë jubile dhe do të ndikoj në ndriçim e shumë ngjarjeve që i paraparin shpalljes së pavarësisë dhe shumë proceseve që ndodhen pas saj….Një vend nderi zë edhe sakrifica e të gjithë atyre që edhe sot 15 vite pas pavarësisë dhe 24 vite pas çlirimit të Kosovës po mbahen dhe po gjykohen nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagë, jemi të bindur se edhe kësaj radhe do të triumfoj pastërtia dhe pafajësia e UÇK-së…03’40 Pavarësisht sfidave një fakt i gjithë-pranuar se Kosova e pavarur ka shënuar progres në shumë fusha duke e përfshirë edhe arsimit, shkencën edhe kulturën.”, tha ajo.
Në këtë sesion shkencor me titullin “Kosova 15 vjet pavarësi – sfidat dhe shtetndërtimi” do të prezantohen punime të ndryshme shkencore mbi pavarësinë e Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Anëtarët e Komisionit hetimor dorëzojnë dosje për MPJD-në në Prokurorinë Speciale
Mehmedi: Disa “individë dashakeq” kanë krijuar një fushatë dezinformuese për gjoja rritje të vdekshmërisë në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve
Vdekja e të riut nga Prishtina, Prokuroria jep detaje
Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit
Përplasjet për doracakët "Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues", tri komunat që udhëhiqen nga opozita ndalojnë përdorimin e tyre
Doracakët për edukimin seksual - LVV, Abdixhikut: E keni goditur veten - kështu ndodhë kur preokupim nuk i keni fëmijët, por goditjen ndaj Qeverisë
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
KOMF: Nuk duhet të lejojmë asnjë lëvizje që synon largimin e edukatës seksuale nga shkollat tona
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët