Ditëve të fundit kanë filluar ca të ngriten çmimet e karburanteve në Kosovë, rajon dhe më gjerë, aspekt ky i padëshirueshëm për shfrytëzuesit e saj. Nga pamundësia për të përcjell lëvizjet e çmimeve të naftës në bursa e tregje, qytetari i rëndomtë informatën e parë për rritje/ulje çmimi e merr rëndom në pikat e shitjes së karburanteve. Dhe, në momentin kur qytetari përballet me rritje të çmimit, atëherë kjo pashmangshëm shkakton pakënaqësi ekonomike me pasoja sociale, sepse energjia së bashku me ushqimin dhe ujin janë tre faktorët jetikë për njerëzimin dhe kur këto tregje lëvizin ose debalancohen, atëherë është xhepi i qytetarëve ai që pëson ashtu sikundër që pësojnë ekonomitë anekënd globit.
Pyetja që u intereson qytetarëve dhe afaristëve që shfrytëzojnë karburantet në baza ditore, është se pse kanë filluar të rriten çmimet. Se çfarë është duke ndodhur me çmime të karburanteve në SHBA, Kanada, Rusi, Iran, Arabi Saudite, Irak, Azerbajxhan, një qytetari të rëndomtë në Kosovë mund të mos i bëjë shumë përshtypje, kur e dimë që gjeografikisht jemi shumë larg këtyre zonave që vlojnë nga “ari i zi”. Por, realiteti është krejt ndryshe: janë pikërisht zhvillimet në politikat energjetike nëpër vendet prodhuese të naftës ato që ndezin dhe fikin motorët e zhvillimit global.
Shikuar në aspektin global, rritja e çmimeve të naftës është në favor të vendeve që zhvillimin e tyre ekonomik e kanë të bazuar në burime energjetike. Por, kjo rritje nuk duhet të shkojë pafund, sepse mund të bëhet e papërballueshme. E, ekonomitë prodhimit të naftës quhen konservative sepse zhvillimin ekonomik nuk e bazojnë në inovacion, por në resurse nëntokësore. Këto vende janë, ndër të tjera, Rusia, Arabia Saudite, Kuvajti, Iraku, Irani, Venezuela, Nigeria, Libia etj. Ndërkohë, burime energjetike të theksuara kanë edhe Kanada e SHBA-të, Norvegjia etj., por ekonomitë e tyre nuk bazohen vetëm në burime energjetike.
Bota në dukje është paqësore në shumicën e pjesëve të saj, por lufta ekonomike për burime dhe tregje energjetike asnjëherë nuk është ndalur dhe as që do të ndalet ndonjëherë. Dhe, duke jetuar nën këto konstelacione ndërkombëtare të paqëndrueshme, shtetet e vogla nuk mund të jenë imune ndaj lëvizjeve të çmimeve të derivateve, ashtu siç nuk mund të jenë as shtetet e mëdha në raste të caktuara.
Nuk është aspak çudi që të bie një qeveri p.sh. në Ballkan apo në ndonjë pjesë të botës si rezultat i rritjes së çmimeve të naftës në glob. Kjo sepse rritja e çmimit të naftës mund të bëhet e papërballueshme për qytetarët e vendit apo vendeve të prekura. Rritja e çmimeve të naftës ndikon edhe në rritjen e çmimeve të artikujve të konsumit, e kjo automatikisht zvogëlon fuqinë blerëse të shtresave të varfra, rrit pakënaqësinë e popullsisë dhe në të shumtën e rasteve shkakton greva, protesta dhe rënie të qeverive. Kur çmimet e derivateve bëhen të papërballueshme, atëherë ekonomia paralizohet e kjo mund të rezultojë edhe me kolaps shteti.
Nuk është aspak çudi që një rritje e prodhimit të naftës nga të gjitha shtetet prodhuese të botës do të debalanconte seriozisht tregjet globale dhe do të mund ta rrëzonte p.sh. qeverinë në Rusi, Arabi Saudite apo Iran, kjo sepse oferta do të rritej shumë në krahasim me kërkesën për naftë e si rezultat i saj këto vende do të duhej të zvogëlonin eksportin. E kur zvogëlohet eksporti bie prodhimi, kur bie prodhimi, bien të hyrat vjetore dhe me këtë fillojnë pakënaqësitë e përgjithshme qytetare përfshirë trazira të dhunshme që mund të paralizojnë shtetin apo shtetet e prekura.
Nuk është e rastësishme që Rusia dhe Arabia Saudite, në bashkëpunim me aleatët e tyre të OPEC-ut (Organization of Petroleum-Exporting Countries) kanë filluar që të kufizojnë prodhimin e naftës që nga janari i viti 2017. Dhe qëllimi këtu nuk është për të rritur çmimet sesa për të zvogëluar sasitë e depozituara globale të naftës. Ndërkohë, që prej 2014 deri në 2017, Rusia bashkë me Arabinë Saudite dhe vende tjera e rritën prodhimin me qëllim të uljes së çmimit të naftës dhe për të ulur prodhimin e naftës nga SHBA-të dhe Kanada në mënyrë që të uleshin fitimet për këto dy shtete. Si Rusia ashtu edhe Arabia Saudite janë duke bërë përpjekje në të gjitha drejtimet përfshirë presionin diplomatik në OPEC për të vazhduar me zvogëlimin e prodhimit të naftës edhe gjatë vitit 2018. Ndërsa, pati vendosur që ky zvogëlim prodhimi të zgjaste jo më shumë se deri në mars 2018, OPEC-u ka udhëzuar që të rriten çmimet e naftës duke ulur prodhimin nga 2.5 në 1.6 milionë barela për ditë.
Në tërë këtë ‘katrahurë’ prodhimi e çmimesh të naftës e luftë tregjesh anekënd globit, secili mega-prodhues është duke u munduar ta gjejë veten me qëllim të stabilizimit të çmimeve në tregje dhe stabilizimit të ekonomive të tyre. Arabia Saudite e Rusia janë duke shfrytëzuar rezervat shtetërore për të mbajtur GDP-në stabile si rezultat i rënies së eksporteve të naftës dhe çmimeve bashkë me to. E pikërisht këto dy shtete janë të interesuara në ribalancimin e tregjeve të naftës për të siguruar stabilitetin e nevojshëm ekonomik edhe ashtu të luhatshëm.
Kriza e tregjeve të naftës ka zbehur dukshëm popullaritetin e presidentit rus Vladimir Putin dhe një ribalancim i tregjeve të naftës do t’i ndihmonte atij ta mbante autoritetin e tij gjallë. Mbetet të shihet nëse kjo do të funksionojë pa elemente represive.
Se si do të lëvizin çmimet e naftës në të ardhmen është e vështirë të shihet me saktësi. Por, ajo çfarë shihet në horizont është fakti që vende si Kina, India, Brazili, Azia Juglindore, Pakistani etj., do të shënojnë rritje të importeve të naftës si rezultat i rritjeve ekonomike gjithandej. Ndërsa, nevoja për naftë në Perëndim do të jetë e njëtrajtshme me tendencë zvogëlimi importesh si rezultat i zëvendësimit të naftës me energji alternative dhe si rezultat i politikave inovative që do ta përshkojnë perëndimin e pasur gjithandej.
Një gjë është e sigurt, nëse shtetet, ekonomitë e të cilave varen nga burimet energjetike, si Rusia, Arabia Saudite, Venezuela, Irani etj., nuk do të mund t’i arrijnë projeksionet e parapara nëpër buxhetet vjetore të tyre, atëherë për pasojë do të përballeshin me zvogëlim të të hyrave dhe rritjes së krizave qeveritare gjithandej.
Sipas një studimi të OPEC-ut, përqindja e burimeve energjetike në glob në vitin 2000 ndahej kështu: nafta 40.1% dhe gazi 23.3%; në vitin 2010, naftë 38.7% dhe gaz 25.7%; në vitin 2025, nafta 36.9% dhe gazi 29.9%. Meqë jetojmë në kontinentin e Evropës, atëherë ne si qytetarë të Kosovës, shikuar zhvillimet dhe trendet përreth nuk pritet të përballemi me ndonjë rritje drastike të çmimeve të naftës. Por, sigurisht që lëvizjet e çmimeve të naftës në bursa dhe tregje nëpër botë nuk do të mund të kalojnë pa u ndjerë edhe te ne. E kjo dëshmon më së miri që nafta do të vazhdojë ta rrokullisë botën edhe në të ardhmen.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

"Nuk po xhelozoj, vetëm kam inat", Pasi pranoi që nuk ka ndjenja, Gjesti kërkon llogari nga Egli pse rri me banorët e rinj

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Vijon debati Egli-Gjesti: Mos u përpëlit natën në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri