LAJMI I FUNDIT:

Nafta e papërpunuar shënon ulje të vëllimit të prodhimit botëror

Nafta e papërpunuar shënon ulje të vëllimit të prodhimit botëror

Prodhimi botëror i naftës së papërpunuar në muajin janar ka shënuar rënie me 1.4 milion fuçi në ditë gjë të cilën e dikton OPEC-u.

Agjencisë Ndërkombëtare e Energjisë në raportin e saj për tregun e naftës, thotë se prodhimi i naftës së papërpunuar nga vendet e OPEC-ut, në janar ka qenë më i ulët për 930 mijë fuçi në ditë, duke e dërguar totalin e prodhimit në 30.83 milionë fuçi në ditë, që është niveli më i ulët në katër vitet e fundit.

Për sa i përket rritjes së kërkesës në vitin 2019, agjencia thotë se ajo mbetet e pandryshuar ose 1.4 fuçi në ditë.


“Kjo mbështetet në çmimet më të ulëta dhe fillimi i projekteve petrokimike në Kinë dhe në SHBA. Rritja ekonomike e ngadaltë, do të kufizojë çdo rritje eventuale të kërkesës për naftë”, paralajmëron agjencia, përcjell Telegrafi.

OPEC dhe disa vende aleate joanëtare, gjatë takimit në Vjenë që u mbajt në muajin dhjetor 2019, vendosën të reduktojnë prodhimin ditor të naftës për të balancuar tregun botëror të naftës.

Vendimi për të reduktuar prodhimin ditor të naftës filloi të zbatohet në janar dhe do të zbatohet në gjashtë muajt vijues. /Telegrafi/