Së shpejti, brenda disa muajsh do të zgjidhet presidenti i ri i Shqipërisë. Gjithçka po bëhet që procesi i zgjedhjes të degjenerojë në një emërim, që të duket se nuk kishte rrugë tjetër. Disa tipa kujtojnë se zgjedhja e presidentit bëhet nga populli dhe shfaqen si kandidatura jashtë Kuvendit. Qesharake! Kurse zgjedhja bëhet nga Kuvendi me aq vota sa socialistët i kanë.
Opozita, e re, e vjetër, e vërtetë apo e pavërtetë, e bazës apo e deputetëve burokratë, e ka braktisur çështjen sikurse braktisi mandatet, zgjedhjet lokale dhe tani gjoja nuk do të përlyhet me presidentin.
Përsëri bojkot i proceseve. Në fakt, opozita e burokracisë partiake e ka bërë edhe më bozë, sepse deklaron se dashka një President me profil politik!? Tamam aq dhe si e do edhe qeveria.
Lëre po dëgjojmë që opozitarët po thonë se Presidenti nuk ka pushtet, kot është, ceremonial. Pra, nuk ia vlen angazhimi.
E kanë shitur këtë çështje, ose nuk kanë këllqe ta përballojnë, ose të zhytur në poste dhe zgjedhje brenda partisë, kanë harruar se ekziston Shqipëria.
Duket sikur presidenti është i dobët. Në fakt, kështu është ekzekutuar roli dhe statusi i presidentit prej dekadash. Por, Kushtetuta, sado e ka cunguar kompetencën e tij, përsëri duhet të dalë një “hundëlesh” që ta trajtojë dhe interpretojë Kushtetutën ndryshe, si duhet, dhe jo në mënyrë timide duke ia lënë të gjitha pushtetet kryeministrit. Si?
Po ja, presidenti si shtetari më i lartë dhe përfaqësuesi i unitetit të kombit, nuk ka përse rri prapa dere kur mbahen mbledhje ndërkombëtare ku vendosen fatet e vendit. Si është e mundur që e mbajnë zbritur nga avioni kur ai duhet të jetë atje për të marrë vendime dhe angazhime ndërkombëtare? E ka braktisur kot politikën e Jashtme. Përse të rrijë prapa derës?
Përderisa është përfaqësuesi më i lartë i interesave kombëtarë, është ai që duhet të jetë “hundëleshi”, pra, që të ketë dorë në integrimin evropian. Ministri i Jashtëm duhet t’i raportojë fort edhe atij.
Pale është komandant i Forcave të Armatosura. Të gjithë operacionet ku Shqipëria integrohet në NATO nuk ka se si mos t’i ketë nën kontroll. Është ai që kryeson palën shqiptare në negociata për të shlyer detyrimet tona ushtarake me NATO-n.
Ai emëron kryeministrin dhe qeverinë. Nëse zgjedhjet nuk janë të lira, të barabarta, të fshehta, ai nuk ka përse i certifikon ato. Pra, ka mundësi të ketë nën survejim edhe proceset elektorale. Kryeministri duhet të mendohet mirë kur shkon për ta mandatuar dhe emëruar qeverinë.
Ministrat, pa u bindur se vlejnë, i kthen pas po të dojë. Pra, kërkon të propozohen duke marrë pëlqimin e tij paraprak. Pse pak pushtet është për Presidentin nëse dëshiron ta ushtrojë?
Pale edhe anëtarë të Gjykatës së Lartë apo asaj Kushtetuese ka të drejtë të emërojë. Pra, mund ta shndërrojë këtë pushtet që atje ku luhen fatet e drejtësisë shqiptare, të ndikojë, madje fort.
Mund të iniciojë indirekt referendume duke bërë aleanca për këtë me deputetë të ndryshëm dhe duke i nxitur ata ta çojnë vendimmarrjen në popull. E të tjera pushtete që nuk do të duhej të ishin braktisur e lënë kështu pas dore.
Opozita, në vend të kërkojë që kandidaturat për president të dalin në seancë të Kuvendit dhe të shpalosin idetë dhe projektet e tyre për kompetencat e ushtrimit të detyrës të presidentit, fle, fle, fle.
Dëgjohen edhe zëra të administratës në komisione, kurse kandidatura për president nuk ftohen për dëgjim. Kandidaturat duhet të dëgjohen të gjitha, pastaj votimi.
Ne kemi një president që mund të jetë i fortë dhe të mos i anashkalojë pushtetet e tij, por t’i kërkojë dhe t’i marrë sipas Kushtetutës.
Na duhet një president “hundëlesh”. Ky do të ishte një president normal. Nëse presidenti i ardhshëm nuk do të kërkojë t’i marrë këto kompetenca dhe të tjera që Kushtetuta nuk ia ndalon, por do t’i falë në tavolinë, sigurisht është Kryeministri që do t’i rrëmbejë të gjithë pushtetet dhe as do të pyesë se kush fle në Pallatin e Brigadave, në kafazin prej floriri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës