Kurrë më parë nuk duket të kenë qenë ato më me bollëk sa sot: lajmet e këqija. Po të mos ishin me tepri, duhet t’i shpiknin. Luftëra, sëmundje, kriza urie, katastrofa natyrore – a do t’ia dilte dot mbanë njerëzimi pa lajme të këqija?
Është problem me katastrofën e përditshme. Ajo tregon sa e brishtë është bota, në të cilën jetojmë. Sa i ndjeshëm është çdo njeri dhe njerëzimi në përgjithësi. Dhe sa të rëndësishme janë dhembshuria njerëzore dhe solidariteti. Sepse njerëzit nuk mund të shkaktojnë vetëm katastrofa, ata edhe mund t’i shmangin, t’i vënë nën kontroll dhe t’i kapërcejnë ato.
Në tetor 2018 për shembull, oresidenti i Etiopisë, Abiy Ahmed, dhe presidenti i Eritresë, Isaias Afwerki, nënshkruan pas 20 vjetësh lufte një marrëveshje paqeje. Një marrëveshje historike, e cila i dha fund gjakderdhjes prej dekadash dhe që tani ka sjellë atmosferë euforike.
Edhe në gadishullin korean ka nisur një pajtim i kujdesshëm. Në vitin 2018 ka pasur tri takime të nivelit të lartë midis Koresë së Veriut dhe të Jugut. Nga zona e përbashkët e sigurisë Panmunjom do të tërhiqen të gjithë ushtarët dhe armët. Dhe këtë vit, pushtetmbajtësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un do të udhëtojë për herë të parë në Korenë e Jugut.
Këto lajme të mira janë lule të brishta, që kanë nevojë për kujdes dhe për vëmendje. Në epokën e lajmeve të rrejshme dhe të tiradave të urrejtjes ato rrezikojnë të humbasin në ortekun e katastrofave të përditshme.
Kështu, në përgjithësi mbeti thuajse pa vëmendje kaosi i Brexit-it, gjithashtu që Greqia pas tetë vitesh u largua në 2018-ën nga ombrella shpëtuese e Bashkimit Evropian – vendi i tretë që e bën këtë pas Irlandës dhe Portugalisë. Edhe miliona vetët që dolën në rrugë në Hungari, Poloni dhe Rumani për më shumë demokraci dhe kundër korrupsionit, do të kishin merituar vëmendje më të madhe. Në vend të kësaj, në të gjitha kanalet u transmetua zhgënjimi nga demokracia dhe populizmi i djathtë në rritje.
Por, lajmet e mira janë këmbëngulëse. Ato e ndryshojnë botën në plan afatgjatë. Ato nuk zhduken në humbëtirën digjitale si postimet e presidentit amerikane, Donald Trump, ose të presidentit të ri të Brazilit, Jair Bolsonaro.
Shembulli i energjive të ripërtëritshme: pavarësisht nëse SHBA do ta braktisin tani marrëveshjen për mbrojtjen e klimës ose jo – pjesa e energjive të ripërtëritshme në prodhimin e përbotshëm të energjisë rritet vazhdimisht. Në bazë të agjencisë ndërkombëtare të energjisë (IEA) pjesa e energjisë ekologjike në prodhimin e përbotshëm të energjisë është 25 për qind, në Gjermani është madje 38 përqind.
Edhe integrimi i refugjatëve ka ecur përpara, megjithëse e ashtuquajtura krizë e refugjatëve këtu sillet për ditë në kujtesë. Presidenti i Punëdhënësve, Ingo Kramer, tha pak kohë më parë se rezultoi që me fjalinë e saj “Do t’ia dalim mbanë”, kancelarja Merkel pati të drejtë. Prej rreth një milion vetëve, që erdhën në vitin 2015 në Gjermani, më shumë se 400 mijë kanë ndërkohë një marrëveshje kualifikimi ose pune.
Këto tregime suksesesh tregojnë, se njerëzit i përballojnë krizat, mposhtin sëmundjet, dorëzojnë armët, mbrojnë jetën, pakësojnë varfërinë, krijojnë mirëqenie dhe janë në gjendje të mbrojnë ambjentin. Ata janë një triumf i arsyes njerëzore dhe i dhembshurisë mbi tiradat e urrejtjes dhe teoritë e komplotit.
Edhe nëse tingëllon e çuditshme përballë luftërave të shumta dhe konflikteve: viti 2018 ishte një vit i mirë për shumicën e popullit. Një vështrim në statistikat e Bankës Botërore dhe të Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregon se varfëria në të gjithë botën është në ulje, gjithmonë e më shumë ekonomi shtëpiake (rreth 90 për qind) kanë qasje në energji, sëmundjet si tuberkulozi dhe malarja kanë rënë në mënyrë drastike, njësoj si vdekshmëria e nënave dhe fëmijëve.
Këto përparime nuk janë krijuar me postimet në rrjetet sociale të dërguara natën ose me demonstrata të të vetëquajturve mbrojtës të Oksidentit, por përmes iniciativave të pafundme të njerëzve, që u besojnë ndryshimeve dhe që kontribuojnë që t’i vënë ato në jetë hap pas hapi.
Dhe ato tregojnë: kurrë nuk kanë qenë më të vlefshme se sot lajmet e mira. Sepse pa to ne humbasim besimin në një botë më të mirë dhe në këtë mënyrë edhe motivimin që të angazhohemi për të drejtat e njeriut dhe për paqen.
Lajmet e mira mbijetojnë përballë katastrofave të vogla dhe të mëdha, të cilat enden për ditë në rrjetet digjitale dhe në kanalet televizive. Lajmi i mirë për ndërrimin e viteve është: edhe 2019-ën kjo nuk do të ndryshojë. Gëzuar Viti i Ri!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova
"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë