Moosa Nsubuga që jeton në jug të Londrës ka fituar epitetin e heroit, për faktin se po ndihmon shumë të pastrehët të cilëve çdo muaj u dhuron qindra palë atlete.

Kur u konvertua në Islam, feja i dha një lidhje të fortë me bamirësinë dhe kështu vendosi të ndihmojë të varfrit, transmeton Telegrafi.


3 59

Moosa filloi një projekt të vogël së bashku me miqtë, ku atletet e markave të njohura t'ia dhurojë adoleshentëve të rrezikuar nga dhuna dhe abuzimi me drogën.

4 47

Pasi zjarri kishte kapluar ndërtesën e lartë në Grenfell në vitin 2017, ata kishin dhuruar edhe gjësende tjera atyre që kishin humbur gjithçka.

5 37

Ai së bashku me miqtë gjatë një muaji arrijnë t'i mbledhin dhe dhurojnë për bamirësi tek të pastrehët, nga 200 palë atlete afro 15 mijë funte. /Telegrafi/

2 70