LAJMI I FUNDIT:

Myslimanët e rajonit përgatiten për festën e Fitër Bajramit (Foto)

Myslimanët e rajonit përgatiten për festën e Fitër Bajramit (Foto)

Në tregjet dhe dyqanet e kryeqyteteve të Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Shqipërisë, në prag të festës së Fitër Bajramit vërehen frekuentim më i madh i qytetarëve të cilët janë duke bërë përgatitjet e fundit për pritjet e kësaj feste të madhe për besimtarët myslimanë.

Rritja e fluksit të qytetarëve vërehet pothuajse në çdo vend të rajonit, përfshirë kryeqytetet Shkup, Tiranë dhe Prishtinë, tregjet e të cilave duket se janë të përgatitura për t’u shërbyer qytetarëve, fluksi i të cilëve është në rritje krahasuar me ditët tjera.

Foto: Abdula Berisha/Anadolu Agency

Në Shkup, në Çarshinë e Vjetër dhe tregun “Bit Pazar” tashmë besimtarët myslimanë po bëjnë përgatitjet e fundit për të pritur festën e madhe të fesë Islame, duke blerë produktet që shtrohen tradicionalisht në sofrën e Bajramit. Pavarësisht gjendjes financiare, qytetarë të shumtë frekuentojnë tregun.

Ndër tezgat më të vizituara në treg ishin ato ku shiteshin arra, fëstëkë apo produkte të ngjashme që përdoren gjatë përgatitjes së bakllavasë.

Atmosfera e Bajramit ndjehej gjithashtu edhe nëpër ëmbëltoret e Çarshisë së Shkupit. Në pamundësi për të përgatitur bakllava në shtëpitë e tyre, shumë amvisëri blejnë bakllava nga ëmbëltoret, duke krijuar një radhë të pritjeve nëpër ëmbëltore.

Po ashtu edhe tregu “Pazari i Ri” në Tiranë në prag të Bajramit është më i frekuentuar nga qytetarët se në ditë tjera, ku më të entuziazmuar janë ata që kanë agjëruar. Ndërkohë edhe tregjet në qytetet e tjera të vendit presin qytetarët për të bërë furnizimet e nevojshme me produkte për festën.

Foto: Olsi Shehu/Anadolu Agency

Në mesin e ëmbëlsirave më të preferuara që është edhe tradicionale në vend është bakllavaja, por nuk mungon edhe kadaifi dhe ëmbëlsirat e tjera.

Qytetarë të shumtë ia kanë mësyrë edhe tregut të gjelbër, shitoreve e ëmbëltoreve të Prishtinës.

Në tregun e gjelbër të Prishtinës, qytetarë të shumtë mbushin shportat e tyre me pemë dhe perime, erëza të ndryshme e gjithçka të nevojshme për drekën e ditës së festës.

Foto: Erkin Keçi/Anadolu Agency

Edhe në ëmbëltoret më të frekuentuara të Prishtinës këto ditë shtohen thirrjet me porosi të ëmbëlsirave, llokumeve dhe bakllavasë tradicionale. Disa nga familjet e kryeqytetit, ruajnë ende traditën e blerjes së simiteve në natën e Bajramit për të pasur ushqim sa më të shijshëm festiv.

Fitër Bajrami është festa e cila festohet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë lëmoshë dhe solidarizohet me të varfrit për ta festuar së bashku këtë festë. /Anadolu Agency/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori