Viti i Ri erdhi dhe thuajse të gjithë kanë hapur dhuratat e tyre, por këngëtarët ishin të vetmit që mbase nuk e morën dhuratën e tyre të shumëdëshiruar për vitin 2017, kjo ngase atyre as nuk u premton koha gjatë festave që të merren me dhurata, sepse janë në punë.
Profesioni i këngëtarit është vërtet i vështirë, aq më shumë për ata që e marrin seriozisht punën dhe vazhdimisht janë të angazhuar.
Ata sakrifikojnë vazhdimisht. Në shumë ditë festive ata mund të mos gjenden pranë familjarëve të tyre për të bërë “Gëzuar” me ta, por janë duke kënduar në një koncert, duke mbushur zemrat e publikut plot emocion.
Por sa i vështirë është profesioni i një këngëtari të mirëfilltë në Kosovë.
Tregu muzikor shqiptar numëron shumë këngëtar, ndoshta edhe më shumë se ç’duhet, kjo është një ndër arsyet pse fluksi i madh edhe mund të dëmtojë apo të lërë në hije këngëtarin e mirëfilltë.
Telegrafi ka qenë pranë artistëve në ditët festive, duke i pyetur ata rreth dëshirave të tyre për vitin 2017, ku përveq familjes dhe shëndetit, ata shpresojnë për më mirë edhe në profesionin e tyre.
A e keni ditur që në Kosovë Ligji i të drejtave autoriale nuk funksionin ashtu siç duhet? Për të mos thënë për mungesën e festivaleve, apo hierarkisë së artistëve, ku në atë që ne po e quajmë estradë, nuk ka një rend, nëse “ky” është për këtë, apo ai tjetri për këtë.
Në vazhdim, Telegrafi ju sjell disa prej prononcimeve ekskluzive nga artistët, se çfarë duan ata edhe më mirë në tregun e muzikës për vitin 2017.
Ermal Fejzullahu është një nga këngëtarët i cili ka shprehur dëshirën për zbatimin e ligjit për të drejtat autoriale në vitin 2017, gjithashtu ka preferuar që Kosovën ta shohë edhe me një festival të mirëfilltë, pasi sipas tij, ai është vendi i përsosur ku karriera e një artisti mund të fillojë:
“Po, sigurisht që një ndër dëshirat më të mëdha për vitin 2017 është që Ligji i të drejtave autoriale të funksionojë, pasi dihet tashmë që shteti i Kosovës është duke u zhvilluar, mirëpo duhet të merret parasysh edhe këto çështje që i përkasin estradës. E vërteta është që kërkohet vazhdimisht nga artistët që të paguajnë tatimet, dhe ne siç e keni parë ka një vit që jemi shumë të rregullt në aspekt, po shteti? Ndodh krejt e kundërta nga ana e qeverisë, e cila nuk ndërmerr diçka për estradën, ndërkohë që duhet të jenë më transparent.
E mira së mirës do kishte qenë që në 2017-tën, Kosova të kishte të paktën një festival të mirëfilltë, pasi unë vet jam këngëtar që karrierën e ka nisur në festivale, dhe festivali lirshëm mund të them se është një pjesë e shpirtit tim, unë më së miri e ndjej vetën kur këndoj aty”.
Ndërsa një mendim pak më ndryshe shpreh kolegia Zanfina Ismaili, e cila preferon që artistët e të ashtuquajturës “estradë” të kenë të gjithë një hierarki, renditje kjo e cila do të identifikonte pozicionin e secilit:
“Së pari do ishte mire që ne të jemi artiste jo vetëm me fjalë, por edhe me një lloj dokumenti identifikues si dhe të kemi të drejta siç kanë artistët anë e mbanë botës”.
Ndërsa reperi Genc prelvukaj mendon se e ardhmja do të jetë edhe më e mirë nëse artistët fokusohen në krijimin e materialeve cilësore siç janë albumet apo edhe bashkëpunimet me këngëtarë, teksa kanë edhe disa obligime të cilat duhet t’i përmbushin.
“Ne si shqiptarë bëjmë muzikë të mire duke përjashtuar ato raste kur personazhe të caktuara shfrytëzojnë tingujt për të bërë humor. Vitin që vjen do të uroja për më shumë prodhim të mirë, ide të guximshme, punë më shumë dhe angazhim më të madh në përgaditjet e materialeve. Do të doja të punohet edhe në albume më shumë sepse pothuajse e gjithë shtresa e artisteve është e fokusuar në prodhimin e këngëve të vetme ( single ). Sa i përket ligjit, ai është funksional, veçse duhet artistet tu biejnë mbas detyrimeve që u takojnë”.
Edhe reperi Majk shpreson që viti 2017 do t’i sjell më shumë fat tregut muzikor. Ai thotë se ligji i të drejtave autoriale ekziston tash e një kohë, por sërish nuk është aq funksional sa për të kënaqur ose shpërblyer mundin e vërtet të tyre:
“Muzika ka nevojë për shumë gjëra që të jetë më e cilësore. Ligji I të drejtave autoriale është tash e disa vite, mirëpo nuk po funksionon ashtu siç duhet. Pse Jo? Do doja që në 2017-tën të kontribohej më shumë në këtë drejtim”.
Njashtu reperi Bim Bimma shpreh të njëjtën dëshirë. Ai thekson se tash e disa vite bashkë me kolegët e tij paguan taksat, ndërkohë që nuk merr asgjë në ‘shpërblim’ të kësaj. Sipas tij do ishte mirë që qeveria të kontribuonte më shumë në Kulturë, pasi si çdo qytetar të Kosovës, artistët vazhdimisht paguajnë takse, dhe asnjëherë nuk marrin shpërblimin e merituar:
“Ne presim që sa kohë që në muzikë të ndërmerren sa më shumë hapa për ta ngritur dhe për ta bërë edhe më cilësore, sigurisht që presim shumë nga ana ligjore por siç po shihet nuk është duke funksionuar asgjë. Tatimet paguhen nga shumë artiste të estradës, por edhe pse paguhen nuk merret ndërmerret asgjë në zvillimin e muzikës, andaj të paktën si “shpërblim” për tatimet që paguajmë do ishte minimumi që do duhej të ndërmerrej në vitin 2017”.
Gjersa edhe reperi Lyrical Son është shprehur se janë pikërisht artistët pikënisja që të ketë zhvillime edhe më të mira në estradë. Sipas tij ata duhet të jenë më të përgjegjshëm ndaj shtetit duke paguar tatimet dhe duke mbajtur përgjegjësitë e veta.
Në vitin 2017 kisha pas dëshirë që artistët të regjistrohen më shumë dhe të paguajnë tatim më shumë, dhe jo vetëm artistët po të gjithë veprimtarët, të gjithë njerëzit që punojnë në Kosovë, sepse duke i paguar tatimet dhe duke qenë më të përgjegjshëm, ne ecim përpara. Ne si artista duhet të jemi shembull i së mirës.
Këngëtarja Genta ismajli dëshiron që gjithashtu ligjet e të drejtave të futen në zbatim. Ajo poashtu ka shumë besim edhe tek kolegët e saj, për të cilët shprehet se të gjithë së bashku do të përpiqen që në 2017-tën të sjellin muzikë edhe më cilësore:
“Sigurisht, preferoj që viti 2017 të jetë edhe më i veçantë, dhe të ketë shumë risi në tregun muzikor shqiptar. Do ishte mirë sikur ligji i të drejtave autoriale të funksiononte edhe më mirë, gjersa edhe ne artistët të koncentrohemi në sjelljen e projekteve të reja muzikore, sa më kualitative”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Kam grua jashtë”, kriset marrëdhënia mes Gjestit dhe Eglit në Big Brother VIP Albania?
Gafa e Olta Gixharit në finalen e BBVK 3, Armend Rexhepagiqi e quan Rexhep
Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet
Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3
Përfundon edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova me Drilonin fitues
Angelina Jolie shihet për herë të parë pas mospërfilljes që ia bënë "Oscars", ajo thuhet se është shumë e dëshpëruar që nuk u nominua
"Kam një kontratë për të respektuar, unë Gertën e mbështes çdo ditë deri në fund të jetës", Olta Gixhari shpjegon heshtjen për motrën e saj
Momenti kur Vullneti surprizon familjen dhe uron ditëlindjen e babait të tij në Negroc
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova