LAJMI I FUNDIT:

Muzikë dhe çaj në ‘tendat’ te vendi i kryqit në Butel

Muzikë dhe çaj në ‘tendat’ te vendi i kryqit në Butel

Me muzikë shqiptare, përveç zjarreve të ndezuta, pesëdhjetë shqiptar kryesisht të rinj vazhdojnë protestën ku të dielën e kaluar janë vendosur themelet e kryqit në Butel, transmeton Telegrafi.

Janë ndezur dru palma mbi themelet e kryqit, i cili duhet të jetë 55 metra e lartë, janë dëshmitë e incidenteve të vogla gjatë protestës së mbrëmshme.


Në vend ende ka tenda dhe siç vërehet për njerëzit të cilët qëndrojnë aty ofrohen pije, ushqim, kafe dhe çaj.

Ka edhe flamur shqiptar dhe slogane të shkruara “shqiptarët musliman dhe katolik janë kundër vendosjes së simboleve fetare.”

Rreth zonës së kampit ka shumë pak polic dhe tani, siç mësojmë, nuk ka asnjë incident.

Bashkëbiseduesit folën dhe thanë se ata do të qëndrojnë deri sa të tërhiqet vendimi për vendosjen e kryqit.

‘Ne nuk jemi kundër kishës, por ne mendojmë se vendi i kryqit nuk është këtu. Nëse ka një plan për të ndërtuar një kishë, aspak nuk do të ankoheshte. Unë mendoj se kjo është vetëm një provokim për shqiptarët, por këtë nuk do ta lejojmë. Në qoftë se ata duan, lirisht mund të ndërtojnë luan’, thotë bashkëbiseduesi i cili këmbënguli të mbetej anonim.

Sipas bashkëbiseduesve, protesta nuk është politike, por ka anëtarë nga parti të ndryshme politike. Ata thonë se nuk do të heqin dorë nga qëllimi i tyre në këtë vend të mos ketë kryq.

Një grup demonstruesish të udhëhequr nga lidershipi i BDI-së dje protestuan në Butel, ku ishte vendosur gurthemeli për kryqin. Ata rënuan poshtë të gjithë zonën e rrethuar për themelin dhe ngritën çadra dhe flamuj shqiptar. /Telegrafi/