Një nga katër propozimet që paraqiti kryeministri Albin Kurti javën e kaluar në takimin në Bruksel ka qenë që, në të dy vendet, Kosovë dhe Serbi, të ketë reciprocitet bilateral, përfshirë çështjen e pakicave këtu. Pra, serbët në Kosovë mund të kenë Këshillin Nacional siç e kanë shqiptarët dhe boshnjakët në Serbi.
Lidhur me këtë se sa mund të përdoret struktura e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi për model për serbët në Kosovë është deklaruar Ragmi Mustafi, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi.
“Mendoj që po sepse konventa kornizë e Këshillit e Evropës për të drejtat e pakicave duhet të siguronte autonomi kulturore. Që nënkupton se fushat sikurse arsimi, kultura, informimi, përdorimi zyrtar i gjuhës, kultivimi i identitetit kulturor nacional i japin përparësi. Megjithatë në Serbi ka ndodhur një degradim i Ligjit dhe përmes kësaj ka pamundësuar që komunitetet të realizojnë autonominë kulturore. P.sh. përderisa mjetet sa i përket kulturës, ndahen me konkurs në Beograd shumë pak organizata nga Lugina e Preshevës mund të përfitojnë nga ato mjete për kulturë në gjuhën shqipe”, u shpreh Mustafi.
Mustafi ka shtuar se edhe pse kanë kundërshtuar dhe kanë ushtruar kërkesa, ato nuk janë marrë parasysh.
“Ne e kemi kundërshtuar në të gjitha debatet që kanë qenë për këtë Ligj, kemi kundërshtuar edhe në Beograd, sepse shqiptarëve iu është premtuar në vitin 2001 se përmes demokratizimit të Serbisë dhe nën garancat e bashkësisë ndërkombëtare do të realizojnë të drejtat e tyre individuale dhe kolektive. Kërkesat e tona nuk janë marrë nga komisioni sa i përket përpilimit të ligjit, ne e kemi kundërshtuar se kemi vlerësuar se është kundërkushtetues sepse një nen thuhet të drejtat e arritura deri më tash nuk guxon të zvogëlohen”, shtoi Mustafi në emisionin “Kallxo Përnime”.
Ndërlidhur më këtë ai tregon një rast kur kanë paditur ministrin Aleksandar Vulin për përdorimin e gjuhës derogative, fashiste dhe raciste në Gjykatën e Lartë në Beograd dhe në fund e kanë humbur lëndën.
“Po të njëjtën lëndë, tre organizata joqeveritare e kanë paditur median kanë fituar vetëm se kanë përdorur termin “shqiptar”, ndërkaq kur e ka padit kryetari i Këshillit Shqiptar ministrin, atëherë ne e kemi humbur lëndën. Ne e kemi dërgu në Apel, presim që të vendos dhe më pas do të shohim mundësitë për ta dërguar në Strasburg për interpretim”, u shpreh Mustafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDepartamenti Amerikan i Shtetit shpjegon pse u pezulluan të gjitha fondet e ndihmës
Pas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse
A do të ndryshojë diçka në procesin e dialogut me emërimin e Sorensenit emisar? - flasin njohësit e proceseve politike
Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë
Gjykimi për vrasjen në lagjen “Tusus” të Prizrenit, i akuzuari thotë se viktimën e kishte goditur me thikën e vëllait të tij
Si identifikohen dokumentet e falsifikuara dhe cilat janë më të shpeshtat në Kosovë, flet kryeshefi i Forenzikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij