Mustafa thotë se opozita e përjashtoi veten

“Nuk ka suspendim të opozitës, ata po sillen jashtë rregullores. Nuk ka asnjë ligj që lejon bllokadën e Kuvendit, dhe kryetari ua ka bërë të qartë se Kuvendi nuk mund të bllokohet. Prandaj edhe tha sot se opozita e ka përjashtuar veten. Ata e kanë përjashtuar vetën”, ka thënë Mustafa.
Megjithatë, Mustafa ka thënë se shumica e ndjen mungesën e opozitës në Kuvend.
“E ndjejmë mungesën e opozitës dhe e ndjej këtë edhe në punën në Komisione. Prandaj i ftoj që të vijnë në Kuvend dhe të vazhdojnë punën”, ka thënë Mustafa.
Mustafa ka thënë se megjithatë seanca e cila u mbajt pa opozitën ishte mirë, dhe kishte mendime të kundërta.
“Një ligj i Qeverisë nuk kaloi, ndërsa pati edhe vendime shumë të rëndësishme që u morën sot”, ka thënë për KTV-në Mustafa, pasi ka përfunduar seanca maratonë e së hënës.





















































