Mustafa takoi kryetarët e degëve të LDK-së

Në këtë kontekst, u shtrua nevoja e bashkërendimit të punëve në të gjitha strukturat e partisë, duke përfshirë edhe takimet me qytetarët dhe ato me Forumin e Gruas dhe me Forumin Rinor të LDK-së.
Mustafa u foli drejtuesve të degëve të LDK-së edhe për takimet që ai ka pasur me liderët e partive të tjera politike të vendit, me të cilët, përveç zhvillimeve të përgjithshme në vend, ka biseduar edhe për çështjen e mbajtjes sa më të mirë të zgjedhjeve, dhe për Ligjin zgjedhor.
Kryetarët e degëve e njoftuan Mustafën për aktivitetet në terren dhe për përgatitjet e përgjithshme që po bëhen për Shtabet zgjedhore të LDK-së, me qëllim që fitorja e LDK-së në këto zgjedhje të jetë sa më bindëse. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
28/02/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate












































