I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa tha se janë duke përpjekje që gjatë javës ardhshme të vendosin për kandidatin që do garojë në zgjedhjet e jashtëzakonshme. Ai nuk ka njoftuar për kandidatët potencial, por tha se që janë duke punuar që shumë shpejt të vendosin për të.
Pas mbledhjes së kryesisë ai tha se u diskutua për kriteret për kandidatin për kryeministër nga radhët e LDK-së.
“Do të bëjmë përpjekje qe të kemi në fillim të javës tjetër. Sot e kishim mbledhjen e kryesisë, diskutuam për përgatitjet për zgjedhje. Diskutuam po ashtu për kriteret për kandidatë që do i marrin edhe nga degët, por edhe nga opinioni nga qytetarët për deputetë të Kuvendit të Kosovës. Pra jemi në përgatitje, do të punojmë sot, do të punojmë nesër, të hënën që sa më shpejt të dalim, në mënyrë që ne momentin që kemi kandidatin atëherë e koncentrojmë punën e organizimit të fushatës te kryeministri”, theksoi ai.
Ai nuk ka folur për emrat potencialë për kandidat për kryeministër, veçse tha se shumë shpejt do të vendoset për të.
“Tani nuk po flas për emra sepse për emra duhet të diskutojmë në organe. Por meqenëse do ta bëjmë shpejt, shpejt do ta merrni vesh”, tha Mustafa.
Pranë selisë së LDK-së, pas mbledhjes së kryesisë është parë Gazmend Abrashi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Mustafa tha se Abrashi ka pasur vizitë private, duke shtuar se nuk janë duke biseduar për asnjë koalicion me partitë politike.
“Jo fare, nuk kemi asnjë koalicion. Vërtetë me asnjë subjekt politik nuk jemi duke diskutuar për koalicione. Është vizitë private, me personelin këtu. Prandaj nuk është vizitë zyrtare për çështje politike”, shtoi ai.
I pyetur për fillimin e vaksinimit të banorëve serb në veri, Mustafa tha se Hoti do ta sqarojë se si kanë hyrë ato vaksina.
“Kryeministri tha se ata gjatë ditës do ta sqarojnë se si kanë hyrë ato vaksina, sepse nuk është informuar askush[…]procedura e vaksinimit kryhen ne harmoni me MSh-në këtu dhe me qeverinë”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plagosjet aksidentale nga policët e rinj, ekspertët flasin për shkaqet

LSM: Paga minimale duhet të jetë 500 euro, të përmirësohet standardi i jetesës së qytetarëve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Numërohen mbi 47% të votave me postë, LVV prin me 51.34%

Gjendet fortifikimi në fshatin Rreja e Velës në Rubik, çka u zbulua pas lajmërimit nga një banor i zonës?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Lojtari më i dobët në histori" - tifozët e Real Madridit 'kryqëzojnë' yllin e skuadrës

"Fundi i NATO-s nuk është larg", paralajmëron admirali amerikan

Kush fitoi e kush humbi mandatin në Kuvend, legjislatura e nëntë pritet të jetë më efektive

Zv/ministri i Drejtësisë tregon se çfarë ndodhë nëse Kurti nuk shkon të dëshmojë në Prokurorinë Speciale

Mësohet përmbajtja e zarfit të zi për Gjestin: Ai nuk do të mund ta ditojë çmimin e plotë të Big Brother VIP Albania

Publikohen pamjet e plota: Çfarë bëri Gjesti pas arratisjes nga muri dhe si u rrethua nga rojet e sigurisë