LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Rugova e krijoi miqësinë me Amerikën, PDK po keqpërdor këtë miqësi

Mustafa: Rugova e krijoi miqësinë me Amerikën, PDK po keqpërdor këtë miqësi

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë të martën gjatë një tubimi elektoral në Degën IV në Prishtinë, se PDK dhe kryetari i saj, duke keqpërdorur personalitetin e presidentit amerikan, Donald Trump, kanë nxitur edhe reagimin e sotëm të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, e cila tha se e respekton vullnetin e qytetarëve të Kosovës më 6 tetor.

“Nëse dikush ka dhënë shembull se si ndërtohen partneriteti me BE-në dhe SHBA-të është LDK-ja. Partneritet nuk kanë ndërtuar këta që po dalin në fotografi dhe po keqpërdorin personalitetin e presidentit të SHBA-ve, e po duhet ambasada amerikane me reagu me thanë se ne e vlerësojmë dhe e respektojmë vullnetin e qytetarëve të Kosovës. Nëse dikush është me Amerikën është Lidhja Demokratike e Kosovës sepse Ibrahim Rugova na e ka hapur rrugën për në Amerikë”, ka thënë Mustafa.

Ai ka pasur një porosi për qytetarët e Kosovës që do të votojnë më 6 tetor.


“Nëse doni miqësi me SHBA-të dhe partneritet me BE-në. Nëse doni hapje të vendeve të punës e zhvillimit ekonomik, nëse doni luftë kundër krimit e korrupsionit, nëse doni luftimin e atyre që po e zhvatin shtetit, atëherë duhet të votohet LDK-ja dhe t’ia japim shansin Vjosa Osmanit që ta ushtroj këtë përgjegjësi për të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka porositur Mustafa.

Gjatë këtij tubimi elektoral ka folur edhe kryetari i degës së IV-të, Besian Mustafa.

“Vjosa ofron zgjidhjen më të mirë për zhvillim ekonomik, ofron zgjidhje më të mirë në arsim e shëndetësi. Ofron zgjidhjen më të mirë për të gjitha problemet me të cilat ballafaqohet Kosova”, ka thënë Mustafa.

Në trend

Më shumë
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Magazina
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Magazina
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Kalo në kategori