LAJMI I FUNDIT:

Mustafa reagon ndaj Bislimit: Statuti për Asociacionin që e keni pranuar promovon autonominë politike

Mustafa reagon ndaj Bislimit: Statuti për Asociacionin që e keni pranuar promovon autonominë politike

Ish-kryeministri Isa Mustafa ka reaguar ndaj zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, lidhur me deklaratat e tij të bëra mbrëmë për Asociacionin.

Bislimi ka akuzuar opozitën në Kosovë se po koordinohet me Serbinë, ndërsa për presidentin serb ka thënë se “ku është problemi te Vuçiqi, i cili po thotë se nuk po e dua këtë SuperZajednicë, por po e dua atë Zajdenicën e Isa Mustafës”.


E sipas ish-kryeministrit, kjo është fushatë e ulët politike e bërë nga Bislimi.

Bislimi: Nuk e kemi pranuar draftin e Asociacionit, opozita në disa raste në një vijë me Serbinë
Lexo po ashtu Bislimi: Nuk e kemi pranuar draftin e Asociacionit, opozita në disa raste në një vijë me Serbinë

“Opozitën e quajti bashkëpunëtore të Serbisë, dhe për ta larë veten dhe qeverinë Kurti nga papërgjegjësitë për marrëveshjen e fundit me Serbinë, u mor edhe me mua. Nuk ndjej ndonjë kënaqësie kur njerëzit që nuk i konsideroj merren me mua, sepse si kundërshtar politik do duhej të merreshin me opozitën, pasi unë nuk po shfaqi pretendime t’ua marr pushtetin”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Ai tutje është shprehur se deklarata e Bislimit në kontekst të dokumentit të vitit 2015 “ishte një pavërtetë e kulluar, për fat të keq e dalë nga goja e një zëvendëskryeministri të Republikës së Kosovës dhe profesor i Kolegjit Amerikan në Prishtinë”.

Mustafa ka shtuar se statuti i Asociacionit që qarkullon në opinion dhe që tani e kanë edhe deputetët, nuk konsiston në asnjë formë me Marrëveshjen e vitit 2013, “vetëm thirret në mënyrë abuzive në të”.

“Statuti, me të cilin është pajtuar z. Bislimi promovon Autonominë politike dhe territoriale të serbëve në Kosovë. Prandaj edhe nuk mund të jetë Statut i Asociacionit por është Statut mbi Autonominë!? Është diçka krejtësisht e re, që nuk mund të mbështillet me marrëveshjet e mëparshme”.

“Janë të çoroditura edhe pikëpamjet e Bislimit mbi mënyrën sesi do t’i përcillet ky statut në shqyrtim Gjykatës Kushtetuese, sepse ajo nuk është mentore e Qeverisë dhe recenzente e vendimeve të saj, por ajo shqyrton se a është një akt juridik  i qeverisë në harmoni me Kushtetutën; jo një akt i hartuar nga jashtë qeveria. Në këtë rast qeveria nuk mund ta luajë rolin e postierit por të vendimmarrësit”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori