LAJMI I FUNDIT:

Mustafa ofroi përkrahjen e Qeverisë për pushtetin lokal

Mustafa ofroi përkrahjen e Qeverisë për pushtetin lokal

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim kryetarin e Asociacionit të Komunave të Kosovës, Naim Ismajli, i shoqëruar nga anëtarët e AKK-së, Agim Veliu e Muharrem Sfarqa, si dhe drejtori ekzekutiv, Sazan Ibrahimi.

Kryeministri Mustafa theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të përkrahur pushtetin lokal në Kosovë, duke pas parasysh rëndësinë që kanë komunat për përmirësimin e jetës së qytetarëve, duke qenë ofrues të drejtpërdrejtë të shërbimeve.

Mustafa theksoi mbështetjen e Qeverisë edhe për adresimin e akteve ligjore, të cilat do të avancojnë pushtetin lokal në aspektin e financave, zhvillimit ekonomik, vendimmarrjes si dhe ofrimin e shërbimeve më kualitative për qytetarët.


Kryetari i AKK-së, Naim Ismajli, vlerësoi mbështetjen e Qeverisë, duke theksuar angazhimet e AKK-së për avancimin e proceseve që lidhen me komunat e Kosovës.

Ismajli, po ashtu, kërkoi përfshirje më të madhe të AKK-së në proceset që lidhen me miratimin e akteve legjislative si dhe proceset vendimmarrëse për të reflektuar qëndrimet e komunave të Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Kalo në kategori