LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Nuk shkohet në dialog me logjikën e analizave të Carl Biltdit dhe Volfgang Petrichit

Mustafa: Nuk shkohet në dialog me logjikën e analizave të Carl Biltdit dhe Volfgang Petrichit

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se vënia e dialogut me Serbinë në kontekstin e Dhomave të Veçanta të Gjykatës Speciale, është e rrezikshme vetëm të mendohet e jo të ndodhë.

Përmes një statusi në Facebook, ka akuzuar analistët Carl Biltd dhe Volfgang Petrich, duke thënë se nuk shkohet për të dialogur në Bruksel e Uashington me logjikën e tyre.


“Vënia e dialogut me Serbinë në kontekstin e Dhomave të Veçanta të Gjykatës Speciale, është e rrezikshme vetëm të mendohet e jo të ndodhë. Gjykata duhet të jetë e pavarur në ndarjen e drejtësisë. Ashtu siç duhet të jetë dialogu i pavarur. Është vështirë të niset dikush në rrugë për Washington apo për Bruksel për të dialoguar, me logjikën e komenteve dhe analizave të disa gazetarëve dhe analistëve të jashtëm, edhe me logjikën e Carl Biltdit dhe Volfgang Petrichit”, thotë Mustafa.

Petritsch: Iniciativa amerikane për dialogun Kosovë -Serbi, mund të konsiderohet e vdekur
Lexo po ashtu Petritsch: Iniciativa amerikane për dialogun Kosovë -Serbi, mund të konsiderohet e vdekur

Kreu i LDK-së konsideron se “logjika e parandalimit të ndonjë marrëveshje në Washington apo në Bruksel, nuk është dhe do duhej të jetë logjikë e një Gjykate, sepse thotë se ajo duhet të ndajë drejtësi, për çfarë është themeluar”.

Sipas Mustafës, “nëse nuk do të ishte kështu, atëherë pa u nisur në rrugë për të shkuar në dialog, duhet t’ia marrësh hallallin familjes”.

“Nëse nuk do të ishte kështu, atëherë pa u nisur në rrugë për të shkuar në dialog, duhet t’ia marrësh hallallin familjes. Ec e bëhu trim”, shkroi Mustafa, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori