Mustafa i LDK-së: E kuptoi e gjithë Kosova se LVV nuk i ka 61 vota

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa tha sot se nga seanca e së martës u kuptua se Lëvizja Vetëvendosje i ka vetëm 52 vota, e që nuk mjaftojnë siç tha ai as për aprovimin e një raporti 1 faqe, lere më të aprovojë kryetarin dhe kryesinë e Kuvendit.
Mustafa në një postim në Facebook shkruan se LVV nuk i ka 61 vota.
“52 nuk janë 61.
Mbi të gjitha dje kuptoi gjithë Kosova se VV i ka vetëm 52 vota që s’mjaftojnë as për aprovimin e një raporti 1 faqe, lere më të aprovojë kryetarin dhe kryesinë e Kuvendit, e aq më pak kryeministrin dhe ministrat e Qeverisë.
52 nuk janë 61”, shkruan ai.
Ndryshe, të martën dështoi seanca konstituive pasi nuk u votua raporti i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve të deputetëve. /Telegrafi/




































